Ish-Kryeministri Sali Berisha vazhdon të “peshkohet” nga qytetarët dixhitalë të cilët i dërgojnë thashetheme të cilat më pas ai i poston duke përhapur tymnajë në opinionin publik. I tillë është dhe publikimi i Berishës referuar Drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës.
“Njihuni me meritokracine e Narkoshtetit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje, Doktorr. Kam pak vite qe jam larguar nga Shqiperia dhe me te. Pata fatin qe gjeta pune jashte dhe jam super i vleresuar. Marr shkas nga nje postim ne FB i drejtorise se pergjithshme te trasportir rrugor Tirane dhe shoh drejtor rajonal Z. Arnis Hoxha. Nuk kam asgje personale me Z. Hoxha. Z Hoxha ishte njeri nga ata qe e la shkollen, pra ngeli qe ne vit te pare ne me shume se 9 provime, (12 ishin total) . Mirepo z. Hoxha ishte nje aktivist i PS dhe ja ku eshte sot, madje drejtor. Qe te jesh drejtor duhet te pakten ta kesh mbaruar Ing. Mekanike, qofte edhe me 5. Po pse kjo eshte rilindja jone dhe Shqiperia qe duam???? Te gjithe ne qe e dime kete ceshtje jemi tejet te indinjuar, pasi ka djem qe kane mbaruar me rezultate teper te mira, e ti me ben drejtor nje qe ngeli qe ne vit te pare.Ky eshte kryeministri i fasadave. Turp!”, shkruante Berisha në Facebook.
Lexo.al e verifikoi rastin dhe rezulton se Berisha ka dezinformuar dhe mashtruar opinionin publik duke shpërndarë një lajm të pavërtetë.
Siç mund ta shikoni në fotografitë që shoqërojnë këtë artikull, rezulton se z.Arnis Hoxha ka marrë diplomë Bachelor në inxhinieri mekanike me datë lëshimi në 12.12.2013. Përveç kësaj, jo vetëm që rrëzohet pretendimi i Berishës se Hoxha nuk ka kryer shkollën e lartë por rezulton se ai ka kryer edhe studimet master ndërsa është diplomuar me Master profesional në inxhinieri mekanike, profile transport në 14.01.2016.




