• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 gjëra që nuk i dini për Biblën. Numri 8 do t’ju shokojë
Home
Mister

10 gjëra që nuk i dini për Biblën. Numri 8 do t’ju shokojë

23 November, 2017 Ina.Autor Mister

Bibla, siç e dimë të gjithë, është teksti i shenjtë i fesë hebraike dhe asaj të krishterë. Edhe ajo fsheh kuriozitete dhe informacione, dhe në këtë rast, po zbulojmë dhjetë prej tyre.Në asnjë pjesë nuk është shkruajtur që Adami dhe Eva hëngrën një mollë.
Po të lexosh kapitullin e tretë të Gjenezës (libri i parë i Biblës), flitet vetëm dhe ekspluzivisht për një pemë dhe një frut.Jezusi kishte vëllezër. Nuk është një zbulim dokumentarësh pro ateizmit, por është shkruajtur qartë në ungjijtë (Në Ungjillin sipas Gjonit flitet haptas plot shtatë herë për vëllezërit e Jezusit).

Ishte Këshilli i Kostandinopojës, i vitit 553 pas Krishtit që vendosi dogmën e justifikuar të virgjërisë së përhershme të Marisë, e pajustifikuar asnjëherë hapur prej ungjijve.
Duke patur parasysh që në atë kohë, të mos kishe fëmijë, apo të kishe vetëm një, ishte një mallkim.Nuk ekzistojnë 7 mëkatet kapitalë. Ata u futën disa shekuj pas vdekjes së Jezusit nga disa murgj, mes të cilëve Gjon Klimaku dhe Evagrio Pontiko.

Bibla nuk flet, por Jezusi specifikon që dy urdhëresat më të rëndësishme janë: ‘Duaje Zotin me të gjithë trupin, shpirtin dhe mendjen”, si dhe “Duaje tjetrin si veten tënde”. Në fakt, duke respektuar këta të dy, respektohen edhe të 8 mëkatet e tjerë, si pasojë. Vetëm Pali, në letrat e tij shton të quajturit “frute të shpirtit” dhe “frute te mishit”, që paraqesin njeriun në qenien e tij mishtore dhe spirituale.

Magjistarët nuk ishin tre. Në Ungjillin sipas Mateut është shkruajtur “disa magjistarë”, “magjistarët”. Jezusi mori tre dhurata, domethënë flori, temjan dhe mirrë, por askund nuk thuhet që magjistarët ishin tre.

Purgatori nuk ekziston. Në Bibël nuk ka asnjë resht që ta përmendë. Doktrina katolike e Purgatorit u fut për herë të parë në 1274-ën, gjatë Këshillit të Lionit. Dhe nuk gjendet në Bibël asnjë përmendje të “limbin” e famshëm, përmendur nga katolicizmi si vendi ku përfundonin fëmijët e papagëzuar që vdisnin.

Asnjë fëmijë nuk pagëzohet, por vetëm të rriturit. Vetë Jezusi u pagëzua në moshën 30 vjeç. Në Ungjillin sipas Markut shkruhet qartë: “Kush ka besuar dhe do të pagëzohet, do të shpëtohet”. Pra, më parë duhet besuar.

Në traditën hebraike, ndarja e bukës në tryezë dhe pirja e verës nënkuptonte një nisje dhe parashikonte një kthim. Jezusi e ndau bukën, pikërisht për të nënvizuar faktin që do të vdiste dhe do të ringjallej, duke asociuar simbolikisht bukën dhe verën me sakrificën e tij të trupit dhe gjakut. Transformimi i vërtetë i bukës dhe verës në trupin dhe gjakun e Jezusit, u fut nga Kisha Katolike mes viteve 1200 dhe 1500.

Jezusi nuk ka lindur në 25 dhjetor. Në asnjë vend në ungjijtë nuk shkruhet një datë e saktë, por ka referime që nuk konfirmojnë 25 dhjetorin. Tek ungjijtë gjejmë në fakt që në natën e lindjes kishte barinj që kullosnin bagëtitë, dhe në dimër kjo në shkretëtirë është e pamundur.

Mosha e apostujve: në filma apo në skenarë paraqiten gjithmonë si 30-40-vjeçarë tërheqës. Në të vërtetë mund të ishin pak më shumë se adoleshentë. Kur apostujt shkuan në Kapernaum, rojat u kërkuan që të paguanin haraçin. Paguan vetëm Pjetri dhe Jezusi. Kjo do të thotë që të tjerët nuk duhej të paguanin, ashtu si çdo i ri në atë kohë.

Nuk ka ndërmjetës tjetër mes Zotit dhe njeriut veç Jezusit dhe kjo është e shkruajtur qartë në letrat e Testamentit të Ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk e keni ditur se sa seksi është nëna e vërtetë e “Hazallit”
Previous article Meta kthen ligjin e parë të Ramës në Kuvend, dhe mban pezull Helidon Bendon

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT