Peshkimi në Shqipëri është një prej aktiviteteve më argëtuese nëse je një liqendashës dhe ke dëshirë të eksplorosh vende të reja ku mund ta zbatosh këtë pasion.
Vendi ynë duke patur një botë ujore tepër të zhvilluar domosdoshmërisht sjell edhe lehtësi për të gjithë peshkatarët si ato profesionistë, dhe ato amatorë.
Një ndjekëse e ALPENews.al dhe dashamirëse e edicionit “Summer 2018” ka rrëfyer për redaksinë tonë eksperiencën e saj tepër argëtuese të peshkimit në Pogradec.
Ajo tregon se ishte një gjë sfiduese, dhe që peshkatarët kryesisht ato në jug ia kishin marrë dorën ” me vite” dhe se gjithçka që ata ofronin për një eksploruese si ajo ishte falas (nga mësimi, provat me grepin, apo koha e harxhuar për t’i mësuar disa marifete).
Fotoja e dërguar nga eksploruesja lexuese e “Summer 2018” në ALPENews.al tregon momentin final të kapjes së një peshku që fshatarët e zonës e quanin “verdhi”.
Ky artikull është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al për “Summer 2018”.



