• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ambasadori i SHBA në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës
Home
Aktualitet
Drejtësi

Ambasadori i SHBA në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës

23 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian deklaroi në Vjenë se “korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë.

Zoti Kamian e lidhi këtë me cështjen më të nxehtë në Shqipëri, të hetimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimi Tahiri. “Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”- tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.

Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë theksoi edhe cështjen voluminoze për hetimin e ndikimit të qeverisë në zgjedhje nëpërmjet punësimeve në administratë. “Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”0 tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE.

Zyrtari amerikan deklaroi se “duke iu referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Muaji i fundit për “amnistinë” fiskale, Tatimet sqarojnë bizneset si të përfitojnë
Previous article Një gropë misterioze hapet në mes të një rruge në Romë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT