Çudirat e shqiptarit nuk kanë të sosur. Sot u bë e ditur se është kapur 1 ton drogë në Holandë e fshehur në një sasi pëshku. E pikërisht “autorët” ishin shqiptarë.
Rastet ku shqiptarët kanë treguar e vijojnë të tregojnë “gjenialitetin” e tyre në kamuflimin e drogës duket se nuk kanë të sosur.
Dikush në çorape, dikush në termusin e qumështit të foshnjes e deri tek motori i makinës, rastet janë aq të shumta dhe qesharake, ndonëse të gjitha kanë përfunduar me arrestime.
Çfarë ndodhi sot:
Mbi 1 ton kokainë është sekuestruar në Roterdam nga policia, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona të moshës nga 28-48 –vjeç, mes tyre edhe shqiptarë. Droga me vlerë 22 milionë euro mësohet se kishte ardhur nga Ekuadori, ndërsa ishte fshehur në një enë frigoriferike me peshk.
Kokaina është sekuestruar në datë 6 korrik. Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve dhe në momentin që ngarkesa u shkarkua në Roterdam e bastisi, ndërsa nga kontrolli zbuloi kokainën. Në vitin e fundit në Holandë janë arrestuar disa shqiptarë pjesë e bandave në Roterdam dhe qytete të tjera për trafik kokaine nga Amerika Latine.
27 vjeçari kishte fshehur kokainën tek airbag-u i “Fiatit”:
Policia italiane e qytetit të Peruxhias ka arrestuar një 27 vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike të tipit kokainë. Në makinën e tij tip Fiat 5O0, fshehur në airbag u gjetën 6, 5 kg e gjysëm kokainë e një cilësie majft të lartë e që do sillte në treg një përfitim prej 1 milionë euro.
27 vjecari shqiptar u ndalua unë superstradën E25 të Peruxhias ndërsa udhëtonte nga veriu i Italisë. Kanë qënë disa manovra të cuditshme rrugore të kryera nga korrieri shqiptar i drogës të cilat kanë shtryë policinë italiane të ndalojnë automjetin.
Çifti shqiptar që fshehu kokainën në çorape:
Marsela Kreka dhe bashkëshorti i saj u arrestuan në Qershor 2017. Cifti shqiptar u burgosën pasi u kapën me kokainë të fshehur në corape.
Të dy ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe u arrestuan, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit Ata u arrestuan në Barnet, në Londrën veriore. Markaj la shtëpinë e tij në Clarence Close, Barnet dhe hipi në Mini Cooper-in që drejtohej nga Kreka.
Policia dyshoi se ai kishte drogë nën rroba dhe e ndaloi sëbashku me Krekën, kur u ul nga makina disa rrugica më tutje. 1 kilogram kokainë e pastër u gjet nën sedijen e pasagjerit, ndërsa kur kontrolluan shtëpinë e tij gjetën edhe 4.5 kilogramë kokainë dhe 11,700 paund. Sasia e drogës do të arrinte vlerën e 660 000 paundëve, nëse do të ndahej dhe do të shitej në rrugët londineze.
Në momentin e arrestimit Markaj pranoi se ishte shqiptar dhe se përdorte një kartë identiteti greke të falsifikuar.
Shqiptari habit policinë. Kishte fshehur 12 gram kokainë në shishen e termusit të foshnjes së tij
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Siena, pasi akuzohet për trafik narkotikësh. Në pranga ka përfunduar një shqiptar 32-vjecar, pasi gjatë kontrollit të makinës së tij në Sinalunga, provincë e Sienës, iu gjetën të fshehura dy pako me kokainë me 50 gram secila.
Pas kontrollit në makinë, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku gjeti sërish 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga rreth 50 gram kokainë secila.
Por ajo që habiti karabinierët ishte fakti se ata gjetën rreth 12 gram kokainë të fshehura në shishen e termusit të foshnjës së tij 14 muajshe.
25 vjeçari fshehu 500 gr kokainë në atletet që mbante veshur:
Policia greke kap 500 gr heroinë në autobusin e linjës Stamboll- Tiranë ndërsa ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar i cili po transportonte drogën.
Sipas policisë greke, 25-vjeçari shqiptar e kishte fshehur sasinë drogës në atletet që mbante veshur por qenët arritën ta zbulojnë. Mësohet se sasia e drogës kishte destinacion Tiranën dhe do të trafikohej në tregun e brendshëm shqiptar.
Kishte fshehur drogën në lavanderi:
Policia italiane shpërbëu një “supermarket të vërtetë drogen në 20 Maj 2018 në Sant’Anna, Lucca, te drejtuar nga nje familje shqiptare.
Mediat italiane zbuluan identitetin dhe fotot e te arrestuarve. Ne pranga ra një grua 40 vjeçe quajtur Adelina Lisi, e cila ishte ne krye te organizates mafioze, e shiste kokaine, marijuane dhe hashash vecanerisht tek te miturit qe i kishte kliente te perhershem.
Po ashtu u arrestua edhe djali i saj, Hasan Lisi 23 vjeç, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.
Sic shkruajne mediat italiane, Adeliane, çdo ditë, pasi çonte vajzën e saj të vogël në shkollë, kthehej në shtëpi, në via Sforza dhe fillonte ‘punën’, një biznes i tille qe ne vetëm dy vjet, u kishte siguruar te ardhura për të blerë dy prona, një në Capannori dhe një në Porcari dhe dy toka.
20 gramë heroinë në pjesët intime:
Një 32 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, në provincën e Chietit, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar 20 gramë heroinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave shqiptari, e kishte fshehur drogën në pjesët intime të tij, ndërsa ajo iu zbulua pas një kontrolli të imtësishëm.
Mësohet se 32 vjeçari, i cili rezulton të jetë me precedentë penalë, po qëndronte duke pritur pranë një pike karburanti, dhe dyshohet se do të takohej me dikë.
Sipas policisë, dyshimet ndaj tij, nisën që me faktin se makina që ai kishte, ishte e regjistruar në emër të një shqiptari që jeton në një provincë tjetër, dhe madje edhe ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë për implikim të trafikut të drogës.
2 milionë euro drogë në kamion:
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari, i cili kishte fshehur 106 kile marijuanë në një furgon.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale R.B banor në La Spezia prej disa vitesh tashmë. Ai u ndalua në autostradën e Modenas, ndërkohë që udhëtonte me një furgon tip “Ducati”.
Lënda narkotike kapte vlerën e 2 milionë eurove.
Kjo sasi e sekuestruar është konsideruar si më e madhja e kapur gjatë 15 viteve të fundit.
Shqiptari kishte bërë një fshehje spektakolare të lëndës narkotike në pjesën e poshtme të rimorkios që komandohej me një levë elektronike.
/AlpeNews.al