Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një prej shtëpive të qytetit të Prishtinës.
Tre djemë të maskuar kanë vjedhur shtëpinë e qytetarit me iniciale H.B i cili në videon e mëposhtme ka treguar për gazetarët edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Gjithçka ka ndodhur kur në mbrëmjen e së premtes banuesit e shtëpisë nuk kanë qenë të pranishëm, dhe tre djemtë e maskuar kanë thyer xhamin e dritares së kuzhinës me mollë për të provuar nëse do të ketë reagim nga të zotët e banesës apo jo.
Kur kjo gjë është konstatuar ato kanë thyer derën duke vjedhur çdo send me vlerë të familjes, sidomos edhe disa shuma eurosh që H.B i mbante të fshehura në shtëpi.
Ndiqni videon e mëposhtme.
Ky lajm është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al me pamje nga KlanKosova.



