Pamjet fantastike që vijnë nga plazhet piktoreskë të vendit tonë janë shpeshherë një arsye për të rrëmbyer njerëzit më të dashur dhe për të shijuar disa ditë pranë detit të kaltër, rërës së bardhë, dhe aromës tepër çliruese të bregdetit jonian që ne kemi.
Plazhi i Palasës është një prej këtyre destinacioneve që pa frikë mund t’i quash të adhurueshëm.

Pamje e një prej plazheve të Palasës (Himarë, Korrik 2018)
Shkëmbinjtë buzë detit, rëra tipike e bardhë dhe tepër kurative, uji i kaltër aq sa të lejon të shikosh çdo gjë përtej detit janë pikërisht disa prej karakteristikave më të veçanta të këtij Plazhi.
DISA INFORMACIONE PëR PLAZHIN E PALASËS
Palasë eshte fshati i parë i krahines se Himares, pasi kalon qafen e Llogarase dhe dhe zbret 5 kthesat në shpat të malit. Fshati është i vendosur tradicionalisht në një prej luginave të shumta që krijohen nga përthyerjet e terrenit, duke qenë kështu i mbrojtur nga erërat dhe ndodhet në një largësi prej 1 km (rruga që të çon në fshat) nga rruga kombëtare, e cila vazhdon më tej për në Kondraq – Dhërmi.
Megjithatë fshati tashmë ka filluar të zgjerohet, me ndërtimin e banesave të reja, kryesisht në afërsi të rrugës kombëtare.
Fshati Palasë ndodhet 50 km në Jug të Vlores, 74 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti Tiranë. Palasa është e përfshirë në Bashkinë e Himarës, pjesë e Qarkut Vlorë.
Ky artikull është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al për “Summer 2018”.


