• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Zhduket” kopja e hënës. Humbi teksa po dërgohej me postë në destinacionin ku do paraqitej
Home
Mister

“Zhduket” kopja e hënës. Humbi teksa po dërgohej me postë në destinacionin ku do paraqitej

21 July, 2018 g.autor Mister

Një kopje gjigante e Hënës e paraqitur në të gjithë botën humbi, ndërsa dërgohej me postë.

Sfera me diametër prej 7 metrash, e mbuluar me detaje të sipërfaqes hënore, është krijuar nga artisti britanik Luke Jerram dhe po shkonte drejt një festivali në Austri.

Vetë krijuesi tha se zhdukja e strukturës që njihet si muzeu i Hënës, ishte shumë zhgënjyese. Kompania postare TNT, e cila kishte marrë përsipër dërgimin e hënës në Austri tha se po heton çështjen, por konfirmoi se për momentin sfera është zhdukur.

Hëna do të shfaqej në shumë evenimente në Evropë gjatë gjithë verës dhe artisti Jerram tha se zhdukja e saj prek shumë njerëz që prisnin ta shihnin.

Për krijimin sa më të saktë të sipërfaqes së hënës, artisti përdori imazhe të marra nga satelitët e NASA.

Çdo centimetër i sferës që ndriçohet nga brenda përfaqëson 5km të satelitit të vetëm natyror të planetit tonë.

Materialet e përdorura në ndërtimin e hënës nuk janë aspak të shtrenjta që të justifikojnë grabitjen e saj, kështu që hetuesit po vrasin mendjen se si mund të zhduket një strukturë kaq e madhe në zyrën e postës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEU ME ROMËN/ Dy “gjigantët” anglezë duan turkun e verdhekuqve
Previous article PROJEKTI "1 MILIARDË EURO"/ Ministri Gjiknuri: 6 rrugë të reja për t'u bërë. Konçensionerët drejtë...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT