Nëse jeni duke menduar për një destinacion të afërt, pranë kryeqytetit apo edhe të lirë ekonomikisht që jep mundësinë të marrin edhe pak rreze dielli atëherë është një përgjgije shumë e thjeshtë, qyteza e bukur e Ohrit.
ALPENews.al sjell disa prej pikave turistike që mund të vizitoni në Ohër duke shijuar kështu një fundjavë të qetë dhe argëtuese.
Ja një itinerar që mund të bëhet me miqtë, familjen, apo këdo që keni afër dhe pëlqen udhëtimet.
Mbërrin në Ohër pothuajse më shpejt se në Vlorë (edhe pse paradoksale është e vërtetë).
Rruga të zgjat vetëm dy orë, dhe po ishe me pak fat nuk do ta ndjesh fare lodhjen gjatë udhëtimit (nëse je nga ato persona që të zë makina shpesh).
Numri fare minimal i shtëpive, dhe ndërtimeve buzë autostradës është një tjetër atraksion që të jep qetësi dhe një dëshirë akoma më të madhe për ta parë të gjithë qytetin.
Kur mbërrin në Ohër, hyrja të duket kaq e vogël saqë imagjinon sikur ke shkuar në një vend shumë më të vogël se ai. Ka shumë pak njerëz që lëvizin, sepse të rinjtë kanë migruar në qendra më të populluara urbane (Tetovë, Shkup). Si i tillë Ohri mirëpret turistë çdo vit (zakonisht për stinën e verës) nga vendet e rajonit, dhe pak nga ato të Europës (kjo si pasojë e mosinformimit për vendin).
Shpeshherë gjatë pikut të verës liqeni i Ohrit i sjell banorëve çekuilibrim të motit, duke bërë të miksohet shiu me vranësira e me diell. Vizitorët janë burra e gra të moshave të mesme, e të treta. Por ka edhe nga ato që vijnë të gjithë bashkë familjarisht, dhe rrijnë me ditë të tëra duke shijuar Ohrin dhe bukuritë e tij.
Po çfarë ka interesante tjetër Ohri?
Epo, në mëngjes herët nëse zgjoheni dhe dilni për vrap në pedonale, ose thjeshtë ecni buzë liqenit, do të vini re që rrugët pastrohen vetëm nga burra. Pra nëse keni shpirtin e shfrytëzimit të udhëtimeve, dhe sensin e “investigimit kulturor” nëpër vende të ndryshme, atëherë do të gjeni shumë gjëra të lezetshme për ktë qytezë.
Krahas të veçantës së burrave pastrues, janë kazinotë. Lojrat e fatit i ke kudo në Ohër! Mal, kodër, hotel, rrugicë, qendër tregtare. Kudo!
Kjo ka bërë që banorët të kenë një ekonomi jo aq shumë të zhvilluar sa duhet. Afeksioni që sjellin lojrat e fatit i ka kthyer ohridasit të fiksuar pas tij.
Megjithatë unë uroj që deri herën tjetër kur të iki të ndryshojë kjo gjë!
Evazioni fiskal është “ku thërret qameti”. Kudo që shkon mungon fatura.
Dyqan, taksi, qendra tregtare, restorante, klube nate, hotele, edhe shumë vende të tjera. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni qejf duke blerë sende me çmime të arsyeshme.
Kjo është gjë shumë jo e mirë, sidomos për turistët që vijnë nga Perëndimi dhe e kanë të detyrueshme ktë gjë.
Në fund, qyteza e Ohrit, liqeni, rrugët me kalldrëm, dhe shtëpizat e drurit janë një destinacion “IN” i momentit për një fundjavë për të gjithë ata që nuk shkëputen këto ditë të nxehta gjatë javës.
Rruga kushton vetëm 15 euro, dhe mund të blesh suvenire, rroba nga marka të fundit, por mund të shijosh ushqimin (sidomos peshkun e zgarës), apo akulloret e famshme artizanale (të bëra me receta shekullore sipas ohridasve).
Ky artikull u përgatit nga redaksia e ALPENews.al për “Summer 2018”.


