Një shtetase shqiptare, 44-vjeç me banim në Tiranë dhe me iniciale T.K ka kanosur me jetë një të moshuar. Ky i fundit me banim në Tiranë, dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Policia ka marrë njoftimin e 62-vjeçarit duke nxjerrë gjithashtu edhe njoftimin zyrtar.
NJOFTIMI I POLICISË (Komisariati nr.1)
Më datë 20.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen T.K, vjeçe 44, banuese në Tiranë ka kanosur shtetasin F.Z, vjeç 62. Punohet për shoqërimin e saj. Nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.


