Një vajzë 25-vjeçare nga qyteti i Tiranës, banuese dhe shtetase shqiptare ka akuzuar bashkëshortin e saj, 26-vjeçarin me iniciale E.D për dhunë fizike dhe psikologjike.
Policia e Tiranës (Komisariati nr.1) ka lëshuar menjëherë urdhër-mbrojtjen për 25-vjeçaren.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen M.D, vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti E.D, vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


