• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E DIPLOMACISË SHQIPTARE/ Ministria e Jashtme: Në arkiv edhe dokumentat për anëtarësimin në OKB të 1920
Home
Dossier

HISTORIA E DIPLOMACISË SHQIPTARE/ Ministria e Jashtme: Në arkiv edhe dokumentat për anëtarësimin në OKB të 1920

21 July, 2018 g.autor Dossier

Në “Historinë e Diplomacisë Shqiptare”, në arkivat e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjenden online dhe dokumentet e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve, në vitin 1920.

Anëtarësia në organizatën e Lidhjes së Kombeve shënon fillesat e diplomacisë shumëpalëshe për shtetin shqiptar. Delegacioni shqiptar mbajti gjithmonë një qëndrim aktiv dhe progresist në këtë organizatë, e kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve kudo ku ato ndodheshin.

Qeveria shqiptare e konsideroi anëtarësimin në këtë organizatë si garanci për një trajtim më të drejtë të statusit dhe kufijve të Shqipërisë në tryezat vendimmarrëse të Fuqive të Mëdha. Ajo shfrytëzoi faktin që më 15 nëntor 1920 do të hapej sesioni i parë i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Gjeneve të Zvicrës.

Më 12 tetor, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, Pandeli Evangjeli, i drejtoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummond, në të cilën në emër të popullit shqiptar i kërkoi që Shqipëria të pranohej anëtare në Lidhjen e Kombeve, dhe të merrte pjesë në Asamblenë e madhe që do të hapej me 15 nëntor.

Periudha 12 tetor 1920 deri më 17 dhjetor 1920, kur Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, ishte e mbushur me një punë intensive diplomatike të qeverisë shqiptare dhe delegacioneve të saj në Paris e Gjenevë, dhe e mbështetur nga miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku spikat deputeti britanik Aubrey Herbert, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Gruas i bie të fikët në mes të autobuzit. Qytetari rrëfen momentin: Shoferi nuk ndezi... (FOTO)
Previous article KUPA E KAMPIONEVE/ Pas 31 minutash, vjen goli i parë në Bayern Munchen - PSG (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare: Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare: Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin...

DOSSIER/  Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la...

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT