Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në disa zona provinciale të Italisë, Prato kur banorët kanë marrë faturat e energjisë elektrike me një etiketë ku shkruhej “Largonoi marokenët nga Italia”.
Kanë qenë të shumta rastet ku abonentët pasi kanë marrë faturat kanë publikuar në rrjetët sociale foto me shkrimin dirkriminues radikal.
Faturat kanë si dërgues Entin Kombëtar Italian “Enel Shërbimi Elektrik Shtetëror”.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe “Enel” duke u distancuar nga ngjarja dhe duke ja u lënë në dorë policisë procedurën për verifikimin e ndërhyrjes në fatura.
Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si “cënim i të drejtës së njeriut”, duke shtuar se autorët e ngjarjes do të përballen me drejtësinë.