• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E PACOLLIT NË SERBI/ A rrezikon kryediplomati kosovar? Daçiç deklaroi se…
Home
Rajon

VIZITA E PACOLLIT NË SERBI/ A rrezikon kryediplomati kosovar? Daçiç deklaroi se…

21 July, 2018 k.autor Rajon

Serbia nuk i ka dhënë leje Behgjet Pacollit, por as nuk ia ka ndaluar hyrjen, kësisoj kryediplomati kosovar sot pasdite planifikon të hyjë në Serbi. Por, si do t’i shkojë vizita në Sanxhak zyrtarit të lartë shtetëror për të cilin Daciq ka thënë se do të duhej të arrestohej për t’ia kthyer Prishtinës “tërheqjen zvarrë” që iu bë Marko Gjuriqit kur ai hyri në veri të Kosovës.
Ndonëse nuk dihej deri një ditë para, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka ndarë mendjen që t’i përgjigjet pozitivisht kryetarit të Këshillit të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, i cili e ka ftuar Pacollin për një vizitë dyditore për takim me boshnjakët e Serbisë.

Për Gazetën Express, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje nga Serbia, por Pacolli do ta realizojë vizitën e tij

Sipas marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar të dhjetor të vitit 2014, në rast se njëra palë nuk kthen përgjigje negative ose pozitive për vizita të zyrtarëve të palës tjetër, atëherë nënkupton se vizita është aprovuar.

Pacolli ka nisur procedurat sic parasheh marrëveshja si zyrtar i lartë shtetëror dhe si i tillë ka marrë ftesën nga kryetari i Këshillit boshnjakë të Sanxhakut, megjithatë mediat serbe kanë raportuar se ai në Serbi do të hyjë privatisht, shkruan Gazeta Express.

“Pacolli do të udhëtojë në Novi Pazar për të marrë pjesë në forumin e boshnjakëve. Kjo do të thotë se ai shkon në Sanxhak , bazuar në marrëveshjen e Brukselit për Lëvizje të Lirë. Ne nuk kemi marrë përgjigje akoma por heshtja sipas marrëveshje nënkupton aprovim të vizitës”, ka thënë Zymberi.

Ministri i Jashtëm, sipas agjendës së tij, do të hyjë nga pika kufitare në Bernjak pasditën e sotme, ndërsa vizitën ka planifikuar ta përfundojë të dielën, kur nga Jarinja do të kthehet mbrapa në Kosovë.

Deri mbrëmë, nuk dihej nëse kryediplomati kosovar do të hynte në Serbi sepse autoritetet serbe nuk i kishin kthyer përgjigje zyrtare. Megjithatë, zyrtarë të lartë serbë, Pacollit i kanë dërguar mesazhe publike.

Homologu i tij serb, Ivica Daciq, pasi u kumtua lajmi se boshnjakët e Serbinë kanë ftuar Pacollin në Novi Pazar, tha se me të do të duhej të veprohej sic bën autoritetet kosovare me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, Marko Gjuriq. Pra, Pacolli, sipas Daciqit, do të duhej të arrestohej për t’ia kthyer veoprimin ndaj Gjuriqit në mars të këtij viti.

Vetë Pacolli ka thënë se atje nuk po shkon për provokime, sic ka bërë, sipas tij, Gjuriq kur hyri pa leje në Veri të Mitrovicës. Ndërsa, Ai thotë se ka presion nga Bashkimi |Evropian që të mos shkojë në Sanxhar.

”Kam presion nga Brukseli, që mos ta bëjë këtë vizitë. Kemi bërë kërkesë në Beograd, dhe nëse unë kam leje për të hyrë në Serbi, unë do ta bëjë atë, pa marr parasysh se cka thonë të tjertë”, ka deklaruar ai.

Mediat serbe kanë publikuar deklaratat e njërit nga njerëzve më të afërt të Presidentit Aleksander Vuciq, ministrit të Brendshëm, Stefanoviq. Ai ka thënë se me dijeninë e tij Pacollit s’do t’i lejohet hyrja në Serbi.

Tanjugu serb ka raportuar se Pacolli atje do të hyjë, jo si zyrtar i lartë shtetëror, por si shtetas zviceran

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dikur këndonte për Rihannan/ Sot Bebe Rexha kërcen me këtë këngë të saj (VIDEO)
Previous article Nëse ishit kuriozë të dinit se çfarë bën Noizy në një dhomë hoteli, ua tregojmë ne (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT