• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Replikat që s’u dëgjuan Kuvend, ministri i drejtohet Berishës: Ik ore pi***u
Home
Shqipëri

Replikat që s’u dëgjuan Kuvend, ministri i drejtohet Berishës: Ik ore pi***u

21 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar prej kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ta quajë Edi Ramën si “kryehajdut” dhe ministrat si “hajdutë”.

Këtë deklaratë, Berisha e bëri pasi Leskaj lexoi në Kuvend raportin vjetor të KLSH-së. Por ishKryeministri tha se është faktuar se Rama dhe qeveria e tij u kanë vjedhur shqiptarëve 1.2 miliardë euro.

“Herë tjetër, ki parasysh t’iu drejtohesh hajdut dhe kryehajdut këtyre. Duke u deklaruar shqiptarëve me dokumente origjinale të firmosura dhe të vulosura nga kjo maxhorancë, se këtyre çdo epitet mund t’iu vesh, me në krye atë kryehajdutin aty, a iu drejtove në fjalën tuaj, o të poshtëruar hajdutë që iu keni vjedhur 1.2 miliardë euro qytetarëve më të varfër shqiptarë po apo jo? Po shkove te Mit’hat Frashëri, shkon tek e vërteta dhe ajo e vërtetë do të të detyronte ty t’i drejtoheshe vetëm në këtë mënyrë atyre, që u kanë grabitur shqiptarëve 1.2 miliardë euro në koncesione, në tendera dhe kjo nuk është e dhënë e opozitës, por e dhënë e institucionit qendror të llogarive të shtetit”, tha dje Berisha.

Ai ka akuzuar ministrin e Financave se ka ndryshuar ligjin për lojërat e fatit, në mënyrë që të taksojë më pak vëllain e Kryeministrit dhe vëllain e Fatmir Xhafajt.

“A e dini që këta kanë sjellë ligj në Parlament për Olsin dhe Geronin; do të thotë që për lojërat e fatit të ulet tri herë tatimi. Ndryshimi i ligjit ul taksën për Geronin dhe Olsin nga 80 % të fitimit që kanë ata, tani nuk do t’i merret më 50% nga 80%, por do t’u merret vetëm 20%. Pra, ulet 4 herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë, por e firmosi ai hajduti me çizme”, tha Berisha.

Ndërkohë që në sallën e Kuvendit, ministri i Financave iu përgjigj: “Ik ore pirdhu…”. Por Bujar Leskaj u është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, duke theksuar se ai është vetëm “auditues dhe se nuk i lejohet të bëjë politike”.

“I nderuar dhe i dashur doktor, unë mendoj që KLSH dhe unë e kemi bërë punën audituese. Ne nuk mund të kalojmë ato vija që nuk na i lejon ligji. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e politikave. Në rast se unë, si kryetari i KLSH-së, do të kaloja në këtë fushë, rriskoja pavarësinë e institucionit”, tha dje Leskaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali dorëzohet, nuk arrin marrëveshje me yllin e Barçës
Previous article DITËLINDJET E 21 KORRIKUT/ Kush feston sot? Nga Robin Williams deri te këngëtari… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit Politikë

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT