• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gruaja, mankth i militantëve të ISIS (Foto/Video)
Home
Jetë

Gruaja, mankth i militantëve të ISIS (Foto/Video)

19 October, 2017 Redaktor2 Jetë

Forcat Demokratike siriane (SDF) kanë valëvitur flamurin në stadiumin e qytetit Raqqa, veprim ky që në mënyrë simbolike shënon çlirimin e këtij qyteti nga kthetrat e organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Një video është shfaqur në internet ku shihet se si militanti i fundit i ISIS-it del nga spitali dhe futet në autobus, i cili po i dërgon në një vend të panjohur, transmeton Telegrafi.

Operacionin ushtarak që kanë marrë pjesë 15 mijë ushtarë e ka udhëhequr Rojda Felat, kurdja e cila lufton përkrah pjesëtarëve të Forcave Demokratike siriane qysh nga vitit 2012.

Fjala është për gruan 36-vjeçe e cila për asnjë moment nuk e ka fshehur qëllimin e saj kryesor – “lirimin e të gjitha grave kurde dhe siriane” nga dhuna. Kurse qëllimi i saj i dytë është çlirimi i Sirisë nga terrorizmi.

Shoqëria kurde dhe ajo siriane është patriarkale, kurse gjatë luftës së përgjakshme kundër ISIS-it kanë luftuar edhe shumë gra.

Ato kanë dëshmuar se janë luftëtare të zonja dhe për asnjë moment nuk i janë trembur plumbave të armikut. Me kalimin e kohës, ato janë bërë makthi i militantëve të ISIS-it, pasi ata besonin se nëse i vret ndonjë femër nuk do të shkojnë në parajsë.

Felaten pothuajse të gjitha mediat botërore shpesh e kanë pyetur edhe për jetën e saj seksuale. Ndërkaq, kur është pyetur nëse është e martuar ajo në mënyrë diplomatike ishte përgjigjur: “Të gjitha familjet siriane janë familja ime”.

“Kudo që shkoj, gjej njerëz që me presin me dashuri”, ka shtuar Rojda duke shtuar se pas kësaj lufte femrat do të kenë rol vital në këtë vend.

Ajo ka pranuar se Bizmarku dhe Napoleoni kanë shërbyer si inspirim për operacionet ushtarake, duke mos anashkaluar për asnjë moment liderin e kurdëve Saladinin. Rezultatet e saj në vijën e parë të frontit tregojnë se ajo vërtetë është një femër që nuk i frikësohet vdekjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTIMI/ Edi Rama: E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër!
Previous article FIER/ Debitorët e ujit aksion kundër lidhjeve të paligjshme

Redaktor2

Postime të ngjashme

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO Jetë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT