Tre burra përkatësisht banues në Elbasan, shtetas shqiptarë janë kapur nga Policia duke peshkuar pa lejen përkatëse.
Burimet e Policisë raportojnë se janë marrë masa sigurie për të tre shtetasit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit A.C., G.B., dhe Q.Xh., vjeç 59, 63 e 54, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.07.2018, në fshatin Mirakë, në lumin Shkumbin, u kapën duke peshkuar me rrjeta, pa leje. Neni 204 i Kodit Penal.


