• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Veliaj pret Presidenten e Kroacisë, Kitaroviç: E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë
Home
Shqipëri

Veliaj pret Presidenten e Kroacisë, Kitaroviç: E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë

20 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

“E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë”, ishin fjalët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, e cila në vijim të vizitës së saj në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Presidentja Kitarović dhe kryebashkiaku Veliaj diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive.

U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti”, tha Kitarović, e cila u shpreh shumë e nderuar për marrjen e “Çelësit të Qytetit.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së.

Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj
Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović edhe “Çelësin e Qytetit”.

Po e vendos këtë çelës në xhepin tuaj, në emër të Këshillit Bashkiak dhe ekipit tonë, si një mënyrë për të shprehur vlerësimin tonë maksimal për advokacinë tuaj të mrekullueshme, jo vetëm për Kroacinë, por për të gjithë rajonin. Ne ju shohim si një prej nesh, e si e tillë po ua japim këtë çelës, ndaj nuk ka rëndësi se ku do t’ju shpjerë jeta, si Presidente, si qytetare, turiste, ose thjesht një mike që kthehet sërish, ju gjithmonë do keni çelësin e një vendi që ju mirëpret.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj
Më pas, Presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe “Parkun Europa” në sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori amerikan në Prishtinë ndez spekulimet për ndarjen e Kosovës
Previous article “Çmenduri” në baste: Hije të forta dyshimi, se ekipi SHQIPTAR e SHITI ndeshjen në Europa League

k.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT