Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është përballur me procesin e Vettingut. Zaganjori ka marrë pjesë në seancën degjimore të zhvilluar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që drejtohet nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.
Kryetari i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.
KPK: ILDKPI raporton se Zaganjori ka bere deklarim të saktë të pasurisë. Ka burime te mjaftueshme financiare, nuk ka kryer fshehje pasurie. Por Kreu i Gjykatës së Lartë ka një apartament 293m katror në Tiranë te blerë ne 2011 per te cilin ka te dhena kontradiktore.
Zhezair Zaganjori ka nje partament ne Durres 81m katror.
Vijon…


