• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITI VLORËN PASI QËLLOI ME ARMË POLICINË/ Gaqo Gjini, postonte FOTON e fëmijës me pistoletën te… (NGJARJA)
Home
Breaking News

TRONDITI VLORËN PASI QËLLOI ME ARMË POLICINË/ Gaqo Gjini, postonte FOTON e fëmijës me pistoletën te… (NGJARJA)

19 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku sërish në bregdet ka pasur të shtëna. Gjithçka ka ndodhur kur 38 vjeçari, Gaqo Gjini nga Vlora, prej kohësh ishte i kërkuar nga policia për tre vepra penale, ka hapur zjarr ndaj policisë dhe ka tentuar të godasë me thikë një efektiv.

Kush është 38 vjeçari Gaqo Gjini:

Duket se 38 vjeçari kishte “passion” armët pasi një pistoletë ia vinte tek koka fëmijës së tij të porsalindur.

Pas ngjarjes/ Pas shkëmbimit të zjarrit me të shpallurin në kërkim në Radhimë të Vlorës, mësohet se policia ka zgjeruar rrezen e rrethimit të zonës.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe  policia e Tiranës me Forcat Speciale, ndërsa hotelet e kësaj zone kanë mbyllur dyert dhe dritaret.

Turistët polakë kanë kërkuar ndihmë dhe janë shokuar pas ngjarjes, ndërkohë që janë bllokuar brenda në hotele, ku asnjë nuk lejohet të dalë.

NJOFTIMI I POLICISË

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi G.Gj. është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjet të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIVORCI" ME BE/ Qeveria Britanike drejt finalizimit të marrëveshjes. Plan për të rritur bisedimet për...
Previous article NGA AZILI NË BURG/ 65-vjeçari të njëjtin "avaz" çdo tre muaj. Rrëfen si iu "qep" nga pas vajzës së re për seks

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT