Të shtëna me armë në Radhimë të Vlorës. Ngjarja raportohet te kete ndodhur pak minuta me pare dhe mësohet se të shtënat janë dëgjuar pranë një hoteli duke shkaktuar panik mes turistëve.
“BW” raporton se policia ka rrethuar zonën dhe nuk dihet ende autori i ngjarjes.
Dyshohet se një person ka qëlluar ndaj policisë, pasi keta te fundit kishin shkuar per ta arrestuar. Mesohet se do arrestohej nje person i cili ishte shpallur ne kerkim, por detaje mbi kete operacion nuk ka ende.
Teksa raportimet e para flasin se uniformat blu kane nderhyre ne nje banese ne Radhime ku ishte marre informacion se jetonte i kerkuari.




