• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI/ “New York Times” analizë për marrëdhëniet SHBA-RUSI: Informacionet që mori Trump për…
Home
Europë

ARTIKULLI/ “New York Times” analizë për marrëdhëniet SHBA-RUSI: Informacionet që mori Trump për…

19 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Një shkrim i gazetës “New York Times” jep hollësi rreth nivelit të informacioneve që presidenti amerikan Donald Trump ka marrë në lidhje me rolin e drejtpërdrejtë të presidentit rus Vladimir Putin në ndërhyrjen e vendit të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Shkrimi hedh dritë mbi përpjekjet e vazhdueshme të presidentit Trump për të zhvendosur fokusin nga roli i Moskës në fitoren e tij ndaj demokrates Hillary Clinton, përfshirë deklaratat e tij të herë pas hershme, që fillimisht i kundërshtonin dhe pastaj i pranonin gjetjet e komunitetit amerikan të zbulimit, nga takimi i tij me zotin Putin në Helsinki të hënën.

Sipas gazetës, zoti Trump mësoi për herë të parë lidhur me ndërhyrjen e Rusisë më 6 janar 2017, saktësisht dy javë përpara inagurimit të tij, gjatë një takimi në Nju Jork në kullën Trump, me drejtorin e atëhershëm të CIA-s John Brennan, me James Clapper aso kohe drejtor i Zbulimit Kombëtar, me James Comey që drejtonte në atë kohë FBI-në dhe admiralin Mike Rogers, i cili drejtonte Agjencinë për Sigurinë Kombëtare.

Zyrtarët e nivelit të lartë i dhanë presidentit të zgjedhur informacion të klasifikuar sipas të cilit presidenti Puti kishte urdhëruar personalisht fushatën e hakerimit dhe dezinformimit, përfshirë tekste dhe emaile të oficerëve rusë dhe informacion nga një burim i fshehtë i afërt me vetë zotin Putin.

Provat përfshinin emaile të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokrat që ishin kyç në largimin e votuesve nga kandidatja Hillary Clinton.

Por pasi u njoh me informacionet, zoti Trump lëshoi një deklaratë duke e shpërndarë fajin mes “Rusisë, Kinës, vendeve të tjera apo grupimeve të huaja”.

Presidenti ka kritikuar në mënyrë rutinore hetimin lidhur me sulmet kibernetike ruse, duke e cilësuar një mashtrim të demokratëve dhe “gjueti shtrigash” që synon të minojë presidencën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikojnë DASMË/ Ja ceremonia sekrete VIP që kanë ideuar...
Previous article VIZITA E KITAROVIÇ NË SHQIPËRI/ Pas titullit të nderit, Presidentja kroate ikën në Berat: Jeni thesar i çmuar

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT