• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Komisioni Europian për Ekonominë: Rritja ekonomike e Shqpërisë në 4,4 për qind, më e larta në katër vite
Home
Ekonomi

Komisioni Europian për Ekonominë: Rritja ekonomike e Shqpërisë në 4,4 për qind, më e larta në katër vite

19 July, 2018 k.autor Ekonomi

“Rritja ekonomike e 3- mujorit të parë të vitit 2018 është më e larta që është regjistruar në katër vitet e fundit. Rritja ekonomike me 4,4 për qind u nxit nga investimet në sektorin e energjisë dhe rritja e punësimit. Borxhi publik u ul me 0,2 për qind, duke arritur në 69 për qind. Arkëtimi i të ardhurave është realizuar më pak nga sa ishte parashikuar në buxhet, përveç mbledhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore që regjistruan rritje”.

Këto janë vlerësimet që Komisioni Europian jep për ekonominë e Shqipërisë në raportin e publikuar dje për vendet kandidate potenciale në Bashkimin Europian për 3-mujorin e 2018-s. “Prodhimi i brendshëm bruto real i Shqipërisë u rrit me 4.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2018, në krahasim me normën e rritjes së rishikuar prej 3.6 për qind të tremujorit të katërt të vitit 2017. Kjo ishte norma më e lartë e rritjes ekonomike tremujore në këto 3.5 vjet. Të gjithë komponentët e kërkesës së brendshme kanë dhënë kontribut pozitiv në zgjerimin e prodhimit bruto.

Formimi i kapitalit fiks ka përfituar nga investimet e huaja direkte në sektorin e energjisë që u zgjeruan 5.4 për qind, duke u rritur nga 3.7 për qind që ishin në tremujorin e mëparshëm. Konsumi i familjeve ruajti një rritje solide prej 3.0 për qind të mbështetur nga rritja e punësimit dhe paga më të larta, veçanërisht në sektorin publik. Konsumi i qeverisë është zgjeruar 2.6 për qind që është afër ritmit të rritjes së tij vjetore të 2017- s”, citohet në raport. Komisioni Europian vlerëson edhe masat e qeverisë për uljen e borxhit publik në 69 për qind, ndërsa thotë se të ardhurat janë arkëtuar poshtë nivelit të parashikuar.

“Të ardhurat e përgjithshme u rritën me 2 për qind në katër muajt e parë të vitit 2018. Kjo është dukshëm poshtë rritjes së të ardhurave të buxhetuara për periudhën(6.4%). Kategoria e vetme e të ardhurave që u arkëtua më mirë se sa ishte buxhetuar janë kontributet e sigurimeve shoqërore. Shpenzimet totale gjithashtu u rritën më pak nga sa ishin planifikuar, por mungesa ishte më e vogël se për të ardhurat (+7.7% në krahasim me një objektiv të 9.6%). Kategoria e vetme kryesore, që ka tejkaluar objektivin buxhetor ishin shpenzimet vendore. Shpenzimet kapitale u rritën 20.4 për qind krahasuar me një objektiv prej 28.7%. Ekzekutimi i përgjithshëm buxhetor në janar-prill rezultoi në një tepricë në paratë e qeverisë bilanc, i cili korrespondon me 0.2 për qind. Borxhi publik (duke përfshirë garancitë) u ul nga 0.2 për qind gjatë tremujorit të parë dhe arriti në 69.0 për qind të PBB-së në fund të muajit marsit, nga 70.1 për qind që ishte në fund të vitit 2017”, thuhet në raport.

Komisioni Europian vlerëson pozitivisht edhe ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për blerjen e valutës në treg, pas zhvlerësimit që shënoi monedha europiane në vend, si dhe uljen e kredive me probleme në 13,3 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE LONDONI DO TË ISHTE VAJZË/ Ja si do ta quante mami Sara... (FOTO)
Previous article VIKTIMAT NGA AGJENTI NERVOR NOVICHOK/ Policia britanike ka identifikuar të dyshuarit

k.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT