• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOHJET NGA FACEBOOK/ Si ranë preh e mashtrimeve, nga Drejtori i Postës në Durrës, tek fierakja që përfundoi prostitutë (FOTO)
Home
Breaking News

NJOHJET NGA FACEBOOK/ Si ranë preh e mashtrimeve, nga Drejtori i Postës në Durrës, tek fierakja që përfundoi prostitutë (FOTO)

19 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Njohja me një grua në Facebook iu ka kushtuar 15 MIJE denarë maqedonas dy të rinjve nga Tetova. Të rinjë e kanë bërë public rastin kohët e fundit ndërsa njohja me “GRUAN MISTERIOzE” ka nisur në Mars të këtij viti.  Gruaja iu ka premtuar dy të rinjve se do t’ju sigurojë punë tremujore me të pagë shumë të mirë në Gjermani.

Gruaja ka kërkuar fillimisht që të paguajnë nga 2700 denarë, ndërkaq më pas edhe nga 12.300 denarë për marrëveshjet për punë, gjithashtu edhe biletat e avionit t’i paguajnë vetë djemtë.

Ata kane aplikuar sipas udhezimeve dhe kane paguar edhe parate, pasi me pare u lajmëruan se ishin pranuar. Por para se te vinte data per t’u nisur ne Gjermani, gruaja i ka njoftuar se nuk mund të shkojnë, pasi do t’i njoftoje vete ajo se kur. Më pas nuk u është bere me e gjalle dhe as u ka kthyer parate. Prej SPB Tetovë thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Rrjetet sociale janë bërë shumë problem në lidhje me mashtrimet pasi shumë njerëz bien preh duke u mashtruar nga adresat fallco nga fotot e vjedhura dhe nga çdo e dhënë tjetër e rreme. Mashtrimet nëpërmjet “lidhjeve intime” dhe ato për “vende pune” janë ato më të spikaturat në rrjetet sociale.

AlpeNews.al  ju risjell edhe një herë në kujtesë rastet më të bujshme ku persona të ndryshëm kanë rënë preh e mashrimeve duke humbur sasi të konsuiderueshme parashë, telefona celularë apo më keq kur një vajzë u mashtrua nga i “fejuari” i saj dhe përfundoi duke punuar prostitutë në Spanjë.

Takimi i parë me një djalë që kishte njohur në Facebook ka rezultuar tejet i hidhur për një vajzë në Tiranë. Vetëm pak minuta pasi ishin takuar e reja është mashtruar nga shoku i saj, i cili i ka marrë telefonin celular dhe është larguar pa gjurmë.  Gjykata e Tiranës ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë djalin që vajza kishte kontaktuar në FB. Ai u fajësua për “mashtrim”. Sipas vendimit të gjykatës, kallëzuesja është njohur në rrjetin social Facebook me të pandehurin Redi H.

 

Ata janë takuar të tre në vendin e paracaktuar. Pasi kanë biseduar për pak minuta, i pandehuri Redi H. i ka kërkuar të dëmtuarës telefonin e saj, me preteksin se do të telefononte dhe bisedonte me nënën e tij, që e kishte lënë të sëmurë. Ai ka pohuar se telefoni i tij i kishte humbur atë ditë. E dëmtuara i ka dhënë telefonin të pandehurit, i cili duke folur në telefon ka dalë jashtë lokalit.

E dëmtuara fillimisht ka parë të pandehurin duke folur në telefon para hyrjes së lokalit ku ata ishin ulur për kafe.  Më pas ajo ka vënë re se ai ishte larguar, duke i marrë dhe telefonin dhe pa i thënë asaj që po largohej. Kur nuk e ka parë të pandehurin rrotull lokalit, e dëmtuara ka telefonuar në numrin e saj përmes telefonit të mikeshës që kishte në tavolinë.

Pas thirrjeve telefonike të kryera me telefonin e shoqes së saj, e dëmtuara ka dalluar faktin nëse telefoni i saj ishte në gjendje të fikur. E gjendur në këtë situatë, ajo është përpjekur ta kontaktojë në facebook të pandehurin, por nuk ka marrë përgjigje prej tij. Në këto kushte ajo i është drejtuar policisë ku ka kallëzuar të pandehurin për vjedhjen me anë të mashtrimit të telefonit të markës “General Mobile”, së bashku me kartën sim të kompanisë celulare.

Dashuria të bën të verbër”. Kjo është një fjalë e urtë popullore, por në realitet i ka ndodhur drejtorit të Postës në fshatin Manzë në Durrës. Bajrush Ahmeti, ka shpenzuar rreth 60 milionë lekë të vjetra, për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer.

 

Një rast që përflitet akoma edhe pse ka kaluar më shumë se një vit është ai në Durrës. 27-vjeçarja Enertila Koka zhvati plot 60 MILIONE LEKE nëpërmjet facebook nga Barush Ahmeti, drejtor i postës në Manzë.
27-vjeçarja përfundimisht vuante nga një sëmundje e shëndetit mendor dhe për shkak të së cilës ajo kishte krijuar një personalitet të dyfishtë në Facebook dhe një familje imagjinare plot me njerëz të afërt mik e shoqe. Për çdo njërin prej tyre ka hapur nga një profil në Facebook.

Fshehur nën një profil fallco 27 vjeçarja mashtroi Drejtorin e Postës duke i marrë të gjitha paratë për të blerë dhurata për vete, dyshek “Dormeo”, dhurata për prindërit, qenushë, papagaj, pistë vrapimi, mobilje për shtëpinë etj etj…

 

Ndërsa një të reje në Fier i ka kushtuar akoma më shtrenjt “MASHTRIMI NGA FACEBOOKU”
Partneri i saj 35-vjeçar elbasanas ka ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullisht prej disa kohësh.
Pas takimit, krejt papritur ai i propozoi asaj të martoheshin. I riu me inicialet P.M. ka kryer ritet sipas traditës , duke i kërkuar dorën 21-vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë.
Por më pas ai e ka detyruar “gruan” e tij të prostituojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier.

Sipas të dhënave të policisë, dy ditë më parë, 21-vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur. Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në “Facebook” me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshin. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç. Më datë 13.06.2017, në policinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, bëri të ditur dje Policia e Fierit.

Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologjikisht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzimin e “bashkëshortit” të saj. Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t’i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bakshishi marramendës që Ronaldo i la hotelit grek ku qëndroi për pushime
Previous article U NDANË PAK PARA MARTESËS por shihni çfarë urimi i bën Afrona Bleros për ditëlindje: Ti më njeh më mirë dhe... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT