• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJTIMET E NJË TURISTEJE NË SHQIPËRI/ Vendosa të rikthehem aty ku rashë në dashuri me herën e parë
Home
Destinacione

KUJTIMET E NJË TURISTEJE NË SHQIPËRI/ Vendosa të rikthehem aty ku rashë në dashuri me herën e parë

19 July, 2018 k.autor Destinacione

Kishte kaluar kohë që nga aventura ime e fundit të Shqipëri. Duke qëndruar përpara kompjuterit tim teksa po përpiqesha përmes guidave turistike të gjeja vendin ideal për të kaluar pushimet e verës, vendosa të prenotoja një paketë një javore në Himarë.

Gjeta një shtrat dhe një mëngjes të lezetshëm që më ofronte  një kombinim të mrekullueshëm të mjedisit të këndshëm, qiellit që puthej me detin e nëse e ngrije pak kokën lart këtë herë qielli puthej me një vargmal.

Me muret e zbukuruara  të asaj ndërtese dhe dritaret blu të pikturuara, duket si vend i përkryer për t’u çlodhur dhe për të shijuar pushime të merituara.

Në agjendën tonë dita e parë i përkushtohet  eksplorimit të  shpellave dhe plazheve të fshehta të Jalës.

Ndëraa shihja postimet e miqve të mij që kishin vizituar Shqipërinë në vende tërësisht ekzotike vendosa të kontaktoj një agjensi që shërbente si guidë për të kaluar një ditë nën shoqërinë e tye për një aventurë të guximshme.

Po çfarë tjetër duhet të bëja këtë javë. Nisa të kërkoja për sugjerime.

Ndërsa mendoja ndërmend më erdhi vizita e fundit. Kisha qenë në Porto Palermo, sa magjike. Sa keq që herën e fundit nuk kisha kohën e mjaftueshme për ta eksploaruar atë copëz oazi. Kësaj here do ishte ndryshe.

Pas kësaj më priste Himara. Një qytet i vogël që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Qyteti me një popullsi prej rreth 28.000 banorësh, ku përfshihen fshatrat e afërt të Palase, Dhermi, Ilias, Vuno, Pilur, Kudhës, Qeparo, Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukove, Coraj dhe shumë të tjerë.

Duke vizituar një pjesë të Rivierës Shqiptare ndieja se isha në një prej  vendeve më të mira të Europës.

Kilometra të rërës së bardhë përshëndetnin me kristalet e tyre, ujë  i përkryer për të notuar, thjesht magjike.

Emri “Himara” besohet të ketë origjinën nga fjala “chimaera” e cila ishte një kafshë mitike e vrarë nga Bellerophon.

Qyteti i vjetër i Himarës ndoshet  brenda mureve të kalasë së lashtë dhe kjo zonë ka qenë e banuar vazhdimisht për më shumë se 3000 vjet.

Ekziston një përzgjedhje e objekteve të lashta nga të gjitha periudhat dhe kulturat e ndryshme që kanë ekzistuar atje gjatë asaj kohe.

Ju ende mund të shihni një mbishkrim atje në greqishten e lashtë që shpall se Zoti, në fakt, themeloi qytetin e Himarës. Kalaja dhe rrethinat e saj janë më së shumti në listën time të gjërave për të bërë.

Mezi po e pres çastin që të shrtihem përball plazhit me guralecë në pamjet e madhërishme që më ofron gjiri i vogël.

Për ju kam një pyetje. Pra, përveç plazhit dhe eksplorimit të kalasë së Himarës, çfarë tjetër duhet të bëj?

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Hajde gjeje se përse Berati do ta shpallë Presidenten kroate “Qytetare Nderi”?!
Previous article Tom Cruise harron zinxhirin e pantallonave hapur dhe ç’të shohësh (FOTO)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT