Nëse mendoni se kanë “përfunduar” të gjithë artikujt pozitivë të cilët shkruajnë për bukuritë e rralla të vendit tonë, gaboheni!
Gjigandi i rezervimeve të pushimeve “Trip Advisor” i ka kushtuar një faqe të madhe (aq sa duhet për të kuptuar se duhet të zgjedhësh Shqipërinë për pushimet e tua) bukurive të mahnitshme të Sarandës.

Faqja zyrtare e Trip Advisor
Lista e vendeve që rifreskohen dhe nxjerr atraksione të reja kanë bërë që edhe qyteti bregdetar jugor i Sarandës të jetë në fokusin e turistëve që shkruajnë dhe tregojnë eksperiencat e tyre në këtë rrjet komunikimi mes njerëzve.
Në listën ku paraqiten 100 mijë idetë se çfarë mund të vizitosh në Sarandë listohen disa prej zonave si: Butrinti, Plazhi i Lëkurësit, Plazhi i Pasqyrave, Plazhi i Pulëbardhave, Plazhi i Manastirit, Komplekset e ndryshme turistike që janë ndërtuar së fundmi në bregdet, apo edhe ture të ndryshme me guida ngjitjeje në mal, parashutizmi, etj.
Janë këto disa prej pikave që 100 mijë njerëz kanë vendosur të ndajnë me të gjithë botën mbarë për eksperiencat e tyre në Sarandë.
ALPENews.al ju fton të ndiqni faqen zyrtare të “Trip Advisor” ku janë të publikuara edhe detaje të reja lidhur me qytetin mahnitës të Sarandës.
/ALPENews.al


