Vrasjet në Shqipëri, fatkeqësisht sa vijnë e po shtohen por akoma më të rënda duken ato kur ndodhin për motive banale.
Mjafton të kujtojmë rastin ku 22 vjeçari Marvi Mihali mbeti i vdekur për nje karikues, apo tjetrin ku Hermes Beqiri u plagos e më pas vdiq në spital pas sherrit për një kapele.
Ka pasur edhe nga ato raste ku tabutë si “virgjëria” i kanë marr jetën femrave.
Hermes Beqiri vritet për një kapele
Ngjarja: Në 4 nëntor të 2017 i riu Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë në një lokal në Zooteknikë. Pak pas plagosjes ai ndërroi jetë në spitalin ushtarak në Tiranë.
I riu nuk arriti që ti bëjë ballë plagëve të marra. Policia pak orë pas ngjarjes arrestoi në fshatin Grudë autorin e dyshuar Elvis Hoxha dhe bashkëpunëtorin e tij Ditmir Harifi, ky i fundit e ndihmoi autorin që të largohet. Fillimisht u tha nga policia se konflikti ka ndodhur ndodhi për motive të dobëta e më pas u sqarua se kishte ardhur si pasojë e një “kapeleje”.
Çfarë ndodhi sot:
Elvis Hoxha, 17-vjeç, mohon të jetë ai autori i dyshuar i krimit. Më herët ai kishte pranuar se e kishte vrarë Beqirin pasi ishte zënë në një bar-kafe për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.
Elvis Hoxha
Hoxha tha se Beqiri e kishte dhunuar, çka kishte bërë që ai të shkonte në shtëpi dhe të merrte armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën edhe e ekzekutoi shokun e tij.
Në seancën e sotme, Elvis Hoxha deklaron se ka qenë në Malësi të Madhe tek dajat kur ka ndodhur vrasja. Prokuroria ka kërkuar qelizat telefonike të autorit për të gjetur vendndodhjen e tij në momentin e krimit. Prokuroria ka 10 dëshmitarë, armën e krimit dhe gjurmët e barutit në xhaketën e autorit si dhe përgjimet ambientale.
Rastet e ngjashme tragjike
Marvi Mihali, 22 vjeçarin që e vranë për një karikues
Gati 1 vit më parë, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. 22-vjeçari Marvi Mihali u vra me thika nga bashkëmoshatarët e tij për një karikues telefoni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit “Dinamo”, ku Marvi u godit me thikë nga 24-vjeçari Eugen Bitraj.
Marvi Mihali
Sherri ka nisur në fillim në lokal, mes 19 -vjeçarit Dejvi Bitraj dhe 22-vjeçarit Marvi Mihali për një karikues telefoni. Marvi kishte blerë një telefon te Dejvi dhe po i kërkonte edhe karikuesin.
Policia rrëfen se Dejvi e ka kërkuar të shkojnë jashtë Marvit, në parkingun e makinave të lokalit dhe pasi janë rrahur u ka kërkuar ndihmë kushëririn dhe shokëve të tij. Kështu, në vend kanë mbërritur Eugen Bitraj, Kridens Alla,19-vjeç dhe Marsel Alla, 23-vjeç.
Gjatë konfliktit, Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Marvi Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital”, tha policia.
22-vjeçari është gjetur në rrugë me plagë të shumta thike në trup. Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.
Xhaxhai vrau nipin për “një copë” oborri në Shkodër
Një 33-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga xhaxhai i tij, për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës.
Oborri
Bujar Kuçi, 62 vjeç, ka goditur disa herë me thikë nipin e tij Mirsad Kuçi. 33-vjeçari është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
E vrau prej virgjërisë
Shqiptari Arben Rexha, 32 vjeç, i cili kishte vite që jetonte dhe punonte në Britani, është dënuar vetëm me 10 vjet burg nga gjykata qendrore në Londër, pasi vrau në 2016-en, të fejuarën e tij 25 vjeçare, Elidona Demiraj, pasi ai “ishte i obsesuar me virgjërin e saj”, u tha ne procesin gjyqësor.
Çifti
Rexha e vrau të fejuarën e tij që kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur për të banuara me të, në janar të 2016 në banesën e tij në veri të Londrës, duke i prerë pjesërisht kokën nga trupi dhe duke i shkaktuar rreth 27 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Në procesin gjyqësor, sipas shtypit britanik, u tha se Arben Rexha ishte i obsesuar me virgjërinë e të fejuarës së tij dhe të kaluarën e saj, e cilësuar në proces si “gruaja e sjellshme dhe e respektuar nga të gjithë”.
Rexha e pranoi fajësinë për vrasje pa paramendim për shkak të gjendjes së tij të rënduar mendore.
Për një telefon vrau gruan dhe plagosi kunatën dhe baxhanakun
XH.T nga fshati Radishevë i Skenderajt është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe plagosjen e kunatës dhe baxhanakut.
Fillimisht XH.T ia kishte marrë telefonin bashkëshortes së tij, që të mos komunikonte me askënd, duke i thënë se nuk do të guxonte të përdorte telefon. Por pas disa kohësh motra e plagosur ia kishte huazuar një telefon në fshehtësi për komunikim motrës tashmë të vrarë.
E kur XH.T e kishte hetuar fillimisht kishte shtënë mbi bashkëshorten e tij, që kishte vdekur në vend, dhe më pas kishte shkuar te shtëpia e baxhanakut dhe kishte plagosur atë dhe bashkëshorten e tij.
Sipas burimit Xh.T ka thënë se nuk është penduar për atë që ka bërë, dhe do ta bënte sërish.
Përgatiti: AlpeNews.al