• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI PËR PROCESIN/ Propozimi i Zaçek: Shqipëria të ndjekë modelin çek për hapjen e dosjeve
Home
Sociale

DEBATI PËR PROCESIN/ Propozimi i Zaçek: Shqipëria të ndjekë modelin çek për hapjen e dosjeve

18 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

I gjendur në Tiranë dhe mjaftueshëm i njohur me procesin anemik të hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Pavel Zaçek, akademik, deputet dhe kontribues i rëndësishëm në përballjen e Çekisë me të shkuarën komuniste, është i idesë që Shqipëria duhet të ndjekë të njëjtin model. Ai thotë: “Dosjet dhe emrat e informatorëve të bëhen publike për këdo”.

“E nisëm me modelin gjerman. Emrat e spiunëve i fshehëm dhe të drejtën për të patur dosjen e kishin të prekurit nga sistemi, thuajse si në rastin tuaj. Nuk funksionoi, ndryshuam ligjin dhe sot ato janë të arritshme për të gjithë, shtetas çek e të huaj. Ky model do ti shërbente shumë Shqipërisë duke bërë kujdes me manipulimin që mund t’i jenë bërë ndër vite të dhënave në dosje”, u shpreh akademiku.

Kundërshtitë dhe dramat sociale e shoqëruan procesin që sheshoi edhe fenomenin e shantazhit kryesisht të kundërshtarëve në politikë.

Politikani Zaçek shtoi: “Përveç një përqindje të vogël, dy ose tre, dosjet nuk kanë pse të qëndrojnë nëpër arkiva institucionesh. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë ligjore për gazetarët, historianët, sociologët dhe qytetarët e thjeshtë. Ne kemi nisur edhe dixhitalizimin e tyre, për ta lehtësuar edhe më shumë pasjen e tyre nga kushdo”.

Si edhe në shumë vende të tjera post-komuniste hapja e dosjeve është vonuar nga mungesa e ligjeve. Por edhe kur janë si në rastin e vendit tonë janë kushtëzuar nga modeli apo mungesa e vullnetit për ta lexuar të pacensuruar të shkuarën.

“Duhet kuptuar diçka. Nuk bëhet thjesht për të kuptuar të shkuarën. I shërben veçanërisht të ardhmes për të ndërtuar një sistem ligjor të drejtë. Vende si Rusia apo Bjellorusia vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces, por ne duam të ndërtojmë vende demokratike që synojnë Bashkimin Europian”, theksoi ai.

Po aq me rëndësi Pavel Zaçek sheh përfshirjen e qytetarëve në një model të ri kontributi për njohjen e krimeve të komunizmit siç është krijimi i “kujto.al”, arkiva online e krimeve të komunizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD HUMB "BETEJËN"/ Gjashtë mandatet në Këshillin Bashkiak janë të vlefshme
Previous article SPECIALE/ Efekti Ronaldo dhe rikthimi i kampionatit italian në elitën e futbollit botëror

g.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT