669 infermierë i janë nënshtruar fazë së dytë të testimit, atë me shkrim në QSUT. Ky numër i bluzave të bardha konkuron për 114 vende të lira pune në spitalet publike dhe qendrat shëndetësore.
669 infermierë në të gjithë vendin i nënshtrohen testimit me shkrim pasi më parë kanë konkuruar përmes dosjeve të vlerësuar nga komisionit.
Infermierët në spitalet publike punësohen tashmë përmes këtij konkursi.
Ministria e Shëndetësisë informoi se për 669 kandidatë të diplomuar në shkencat teknike mjekësore, dega e infermierisë ka 114 mundësi punësimi.
Pozicionet e punës bëhen publikë nga spitalet dhe qendrat shëndetësore publike ku ka nevojë.
Pas mbylljes së provimit, Komisioni nis korrigjimin e testeve dhe brenda 48 orëve dalin rezultatet e tyre.
Në rast se ka pretendime nga infermierët, ata kanë 5 ditë kohë afat për të ankimuar rezultatin e tyre.
Testimi i bluzave të bardha nisi procesin në vitin 2013 në mandatin e parë të qeverisë Rama, shoqëruar asaj kohe edhe me debate e protesta në rradhët e profesionistëve të shëndetit.