• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ÇIFTIT NE SHKODER/ Dalin DETAJET E REJA, makina e autorit rezulton e vjedhur në KOSOVE
Home
Breaking News

VRASJA E ÇIFTIT NE SHKODER/ Dalin DETAJET E REJA, makina e autorit rezulton e vjedhur në KOSOVE

18 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës ka zbuluar se makina që u përdor nga vrasësit e çiftit Boran Bercana dhe Silvi Ndoci është vjedhur në Kosovë. Ajo është futur në territorin e Shqipërisë, disa ditë para se të behej ekzekutimi. Ndërkohë foshnja e viktimave ka dalë nga spitali dhe është marrë nga familjarët e ish-policit.

Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrit të shasisë dhe numrit të motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, çka u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Bercanes dhe Silvi Ndocit mëngjesin e së dielës.

Hetuset po kërkojnë autorin e vjedhjes së mjetit, ndërsa shoqërimet rreth ngjarjes vazhdojnë. Një burim i policisë së Shkodrës i tha ABC News se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit Boran Bercana.

Ndërkohë foshnja që i shpëtoi plumbave të automatikut është marrë nga spitali prej familjarëve të Bercanës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Boran Bercana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silenciator.

Autori është afruar ngjitur me xhamat e Benzit dhe ka qëlluar fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Vrasësi nuk ka vepruar i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpuntor, i cili priste me makinë.

Ekzekutimi është kryer në orën 1:15 të së dielës, kohë kur burrë e grua bashkë me fëmijën mbërriten tek pallati ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Autorët braktisën mjetin duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës. Brenda lanë dhe armën e krimit, një automatik scorpions./abcnews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pritje e jashtëzakonshme për trajnerin e KROACISË, këngë dhe fishekzjarre për Zlatko Daliç
Previous article KA OPTIMIZËM/ CAS merr nesër vendimin për Milanin, kuqezinjtë ëndërrojnë Europën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT