• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Ja se cilat janë procedurat që do ndiqen
Home
Rajon

LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Ja se cilat janë procedurat që do ndiqen

18 July, 2018 k.autor Rajon

Sot Kosova pritet ta marrë lajmin e mirë për liberalizimin e vizave.
Këta janë të gjithë hapat dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në muajt në vijim, deri në fund të vitit, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm, kur kosovarët pritet të mundë të lëvizin lirshëm, pa viza.

Pas shpalljes së përfundimit të të gjitha kushteve për Kosovën nga Komisioni Evropian, gjatë muajve korrik-shtator pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian të diskutojë për raportin e pozicionit negociues të Këshillit.

Paralelisht me procedurën në Parlament Evropian mund të fillojnë edhe diskutimet në Këshill për të marrë mandatin për trialog.

Vendosjen në agjendë e bën Presidenca aktuale e BE-së. Në këtë pikë, shtetet anëtare mund të kërkojnë informacione shtesë nga Komisioni Evropian, i cili duhet të mbrojë propozimin për liberalizim të vizave në bazë të argumenteve që janë dhënë gjatë procesit.

Pas kësaj, në muajin shtator pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian ta miratojë pozicionin negociues të Këshillit. Ky akt vjen pasi që diskutimet në grupe punuese të marrin fund.
Po në këtë muaj, pritet që të mbahet edhe diskutimi mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian ku duhet të pajtohen për votimet përfundimtare.

Trialogun e fton Parlamenti Evropian por prezentë duhet të jenë të tri institucionet e lartëpërmendura.

Pas këtij diskutimi, nsëse dakordohen të tre institucionet, pritet që në fillim të muajit tetor të jetë votimi në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Pas votimit në Parlamentin Evropian që duhet të jetë me shumicë të thjeshtë, duhet të bëhet votimi në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel (COREPER) që planifikohet të ndodhë në muajin tetor ose nëntor.

Votimi përfundimtar në Këshillin e Bashkimit Evropian, sipas kësaj agjende të siguruar nga Klan Kosova, pritet të bëhet në muajin nëntor të këtij viti.

Nëse gjithçka shkon sipas këtij planit, gjithçka pritet të marrë fund pas 28 ditësh, pas votimit në Këshillin e BE-së, kur edhe mund të hyjë vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Diego Godin injoron Juventusin, 32-vjeçari rinovon kontratën me Atleticon
Previous article Është pranë transferimit, Cortua blen shtëpi në Madrid

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT