Nuk kanë të ndalur tërmetet në vend. Pas lëkundjeve ditën e djeshme në kryeqytet dhe zonat përreth ditën e sotme lëkundjet kanë alarmuar banorët e Jugut të Shqipërisë.
Tërmet 4.2 ballë ka rërë me epiqendër brenda kufirit grek në Janinë por lekundjet jane ndier te forta edhe në Shqipëri.
Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 09.49 të mëngjesit të sotëm në Janinë, sipas vlerësimit paraprak të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Në 09.54 ndërkohë kishte një lëkundje të dytë 3.5 ballë i shkallës Rihter.
Fokusi i lëkundjeve të para ishte 12 kilometra në veri të Rogotopit dhe 22 kilometra në veriperëndim të Janinës.
Thellësia e tërmetit vlerësohet në 5 km.


