• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpresat e ish-ushtarakëve tani jashtë kufijve/ Ja kush preket nga vendimi i Kushtetueses
Home
Sociale

Shpresat e ish-ushtarakëve tani jashtë kufijve/ Ja kush preket nga vendimi i Kushtetueses

23 November, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas rrëzimit të padisë nga Kushtetuesja, e vetmja shpresë që u ka mbetur ushtarakëve është Gjykata e Strasburgut.

Pas mbledhjes së mbajtur dje, për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbahej pas vendimit të Kushtetueses, e cila la në fuqi vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Thoma Konduri, pohoi se çështja nuk do të mbyllej këtu. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më herët, shoqatat do t’i drejtohen Strasburgut për të kërkuar të drejtat që u takojnë.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë në luftën kundër këtij vendimi.

Do të mbledhim të gjitha problematikat që kanë ushtarakët, në mënyrë të veçantë dhe do t’i orientojmë në Gjykatën e Strasburgut, duke qenë se kjo gjykatë nuk pranon kërkesa në mënyrë kolektive”.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe do të bëhen të gjitha përpjekjet që të frenohet ngritja e padive në gjykata nga ana e Institutit të Sigurimeve. Për të bërë të mundur këtë, vuri në dukje Konduri, do të përdoren të gjitha mjetet nga shkresat zyrtare në drejtim të institucioneve shtetërore deri edhe te protestat.

Sipas tij, janë rreth 800 ankesa të depozituara nga ISSH në Gjykatën e Lartë. “Do të bëjmë të gjitha përpjekjet me organet shtetërore që të frenojnë sigurimet shoqërore të mos e vazhdojnë më këtë ofensivë të ndërmarrë kundër ushtarakëve. Janë mbi 800 ankesa të depozituara nga ISSH-ja në Gjykatën e Lartë”. Shqyrtimi i tyre do të bëhet bazuar në vendimin unifikues të miratuar një vit më parë dhe të kontestuar nga shoqatat. Kjo do të penalizonte ushtarakët duke i vënë përballë detyrimit që të kthejnë pas paratë e përfituara pas rillogaritjes së pensioneve. Vetëm disa ditë më parë, Kushtetuesja rrëzoi padinë e depozituar nga shoqatat e ushtarakëve.

Në argumentet e vendimit thuhej se ushtarakët nuk ishin të legjitimuar për të kërkuar shfuqizimin e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë. Janë rreth 4 mijë ushtarakë të dalë në pension të parakohshëm që preken drejtpërsëdrejti nga vendimi. Prej dy muajsh atyre kanë nisur t’u mbahen lekët nga pensionet. Shumat që ata duhet të kthejnë mbrapsht variojnë nga 2 deri në 37 milionë lekë të vjetër.

Por, sipas shoqatave, e keqja më e madhe qëndron në faktin se ushtarakët privohen një herë e mirë nga e drejta për të hapur gjyq, pasi në çdo rast do të dalin të humbur. Pra vendimi, përveçse ka fuqi prapavepruese, është edhe një pengesë për t’iu drejtuar gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shikoni si ndikojnë tek ju llojet e ndryshme të pijeve alkoolike/ Ju bëjnë nevrik, seksi dhe...
Previous article A është ushqimi i shëndetshëm vetëm një mit?

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT