Teksa sqaroi në studion e ERTV se nuk ka asnjë vonesë në marrjen e dëftesave dhe se nxënësit po i marrin normalisht ato, ministrja e Arssimit ne intervisten e saj ka dhene edhe nje rast specifik qe ne fakt eshte domethenes per menyren se si mesuesit sot fitojne vendin e punes sot.
Nikolla ka treguar nje rast se si as kushurira e saj nuk i ka shpetuar portalit dhe pasi ka konkuruar atje, ka dale e 99-ta. Pra, 98 te tjeret qe kane dale me mire se kusherira e ministres do fillojne perpara asaj pune edhe pse ajo e ka ministren, kusherire.
Ja rrefimi i Nikolles:
“Lejomëni të ndaj me ju vetëm një moment tejet personal duke i kërkuar paraprakisht ndjesë personit që e kam edhe të familjes time.
Një kushërirë e imja ka një vajzë që ka mbaruar për ‘Bio-Kimi’. Ka diplomën për mësuese
Në shkollë të mesme në ‘Bio-Kimi’, ka marrë dhe provimin e shtetit, kërkoi të punësohej, nëse nuk do të ishte portali padyshim ka të gjithë të drejtën e zotit por edhe mikun, që e ka kushërirën e vet ministre të Arsimit, që të shkonte në një nga shkollat më të mira të Tiranës.
Ju orientua vetëm portalit, sepse është instrumenti që duhet ta respektojmë, e vendosëm dhe në ligj dhe kushdo që e shkel, shkel dhe ligjin, deri dje ishte vetëm me një udhëzim ministreje. Ka dal e 99-ta në renditje. Mendoni risinë që sjell portali. Ajo do të ishte sot në shkollë por ndërkohë ka 98 para saj që janë më të afta, më cilësorë dhe më gati për të qenë në klasat dhe shkollat ku studiojnë fëmijët”, u shpreh Nikolla.


