• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT SERBI-BE/ Macron pas takimit me Vuçiç: Nuk ka antarësim direkt për vendin tuaj pa plotësuar…
Home
Rajon

NEGOCIATAT SERBI-BE/ Macron pas takimit me Vuçiç: Nuk ka antarësim direkt për vendin tuaj pa plotësuar…

17 July, 2018 g.autor Rajon

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot se Serbia nuk do të hyjë “automatikisht” në Bashkimin Europian në vitin 2025, datë e përcaktuar për anëtarësimin e saj dhe se ajo duhet të përmbushë paraprakisht një sërë angazhimesh.

“Nuk mendoj se kjo duhet parë si një datë fikse” – u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun serb, Aleksandër Vuçiç në Elize.

“Nëse ajo nuk realizon detyrimet e përcaktuara në programin e negociatave deri në vitin 2025, Serbia nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në Bashkimin Europian”, – theksoi ai.

“Nuk bëhet fjalë për të përcaktuar një datë fikse, konkretisht vitin 2025, për t’u bërë detyrimisht pjesë e BE-së”, – shtoi Presidenti francez, i cili do të vizitojë Serbinë në vitin 2018.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmendi në nëntorin e shkuar një datë (vitin 2025) për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, shtetet që kanë shënuar më tepër progres në negociata.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë. Ne nuk mund të anëtarësohemi përpara se të normalizojmë marrëdhëniet me Prishtinën, përpara se të reformojmë sistemin tonë gjyqësor, para se të zgjidhim çështjet në lidhje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe gjithë problemet e tjera. A do t’ia dalim mbanë? Do të luftoj për t’ia arritur’’, – është përgjigjur Aleksandër Vuçiç.

“Presidenti serb përgëzoi gjithashtu Francën për fitoren e saj përballë Kroacisë në finalen e Kupës së Botës në futboll. Vlen për t’u theksuar se Serbia, populli serb ndan me ju gëzimin e kësaj fitoreje të madhe”, – u shpreh ai në gjuhën frënge, njofton ata.

BE-ja kërkon marrëdhënie të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat aspirojnë të bëhen anëtare të saj.

Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën e reformimit të BE-së përpara zgjerimit të saj. Nuk i shërbejmë asnjë personi duke gjykuar se BE-ja, e cila nuk funksionon siç duhet, ka tendencë të zgjerohet vazhdimisht pa ndryshuar asgjë në rregullat e saj, përfundoi Macron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Studentja e Juridikut DENONCON publikisht djalin që "NUK I NDAHEJ/ I publikon FOTOT dhe...
Previous article TRE MAKINA AKSIDENT NË AUTOSTRADË/ Zbardhen DETAJET e reja: 25-vjeçari që vdiq ishte duke ecur me... (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT