• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇIFTI SHKODRAN U EKZEKUTUA ME 27 PLUMBA/ Do zbardhen tabulatet telefonike. Dyshohet se…
Home
Breaking News

ÇIFTI SHKODRAN U EKZEKUTUA ME 27 PLUMBA/ Do zbardhen tabulatet telefonike. Dyshohet se…

17 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende mbetet mister vrasja mafioze e së dielës në lagjen “Naim Gjylbegu” ku u ekzekutuan me armë automatike “MP5”, çifti i bashkëjetuesve Boran Bërçana dhe Silva Ndoci. Nga burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës bëhet me dije se pista kryesore e hetimit, është përfshirja e çiftit të bashkëjetuesve në trafiqet e lëndëve narkotike në Shkodër.

Nisur nga kjo e dhënë, blute e Shkodrës kanë nisur zbardhjen edhe të tabulateve telefonike të cilat mund të nxjerrin konkluzione dhe të ndihmojnë hetuesit e kësaj çështje për të rënë në gjurmët e atentatorëve por pse jo edhe të porositësve të këtij krimi, pasi dyshohet se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë.

Sa i takon hetimeve të deritanishme, gjithçka është ndalur tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë, të cilat mund të japin më shumë detaje në lidhje me identitetin e autorëve të vrasjes të cilët sipas të dhënave pranë grupit hetimor, janë drejtuar nga zona e Teatrit “Migjeni” në qëndër të qytetit në Lagjen “Naim Gjylbegu” dhe aty kanë parë mjetin e viktimës i cili ishte drejtuar për në banesën e tij. Pasi automjeti ka marrë kthesën për tu futur në rrugicën e pallatit ku jetonin me qera, një person pa maskë, ka dalë nga mjeti tip Benz dhe i është afruar automjetit të viktimave, ku ka qëlluar me breshëri, duke lëshuar 23 plumba në drejtim të ciftit të bashkësjetuesve.

Pas kryerjes së krimit makabër, autori nuk ka qëlluar në drejtim të djalit 2 vjecar duke u larguar me shpejtësi në drejtim të mjetit që e priste në rrugën kryesore. Më pas ato i janë drejtuar lagjes Kiras, ku kanë dalë në bypasin e qytetit duke iu larguar zonës së banuar dhe i kanë vënë flakën mjetit.

Blute e Shkodrës, kanë sekuestruar disa kamera sigurie në qytetin e Shkodrës në mënyrë që të përshkruhet I gjithë itinerari i atentatorëve, në disa pika të Shkodrës që nga nisja dhe deri ne largimin e tyre ku I është vënë flaka mjetit. Pavarësisht këtyre fakteve, grupi hetimor i Shkodrës nuk ka ende një konkluzion të saktë mbi identitetin apo porositësin e kësaj vrasje makabre që tronditi Shkodrën.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor thanë se fëmija 2 vjeç ka shpëtuar mrekullisht nga breshëria e armës. Fëmija ka qendruar 4 ore brenda automjetit me dy prinderit e vrare dhe policia e ka gjetur të fjetur në krahët e nënës.

Fjalet e para te vogelushit kane renqethur te gjithe stafin mjeksor. Mesohet se 2-vjeçari ka thene direkt mes te qarave “mami, babi pis” duke e përsëritur disa herë. Menjëherë më pas ai eshte marre nga gjyshja e tij nena e Boranit dhe po mbahet ne perkujdesjen e vecante te familjareve. Boran Bërçana dhe Silva Ndoci u vranë poshtë banesës së tyre mëngjesin e së dielës në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I SHQIPONJAVE/ Ja 3 DIVAT që janë nominuar në eventin më të rëndësishëm muzikor
Previous article ËSHTË 19-VJEÇ/ Mbappe dhuron për bamirësi, të ardhurat nga Botërori

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT