Një 24-vjeçar, me inicialet M.N banues dhe shtetas nga Tirana është arrestuar në flagrancë nga Policia për akuzën e mos-deklarimit të një ngjarjeje një ditë më parë në kryeqytet ku mbeti i plagosur një efektiv policie dhe vetë shtetasi M.N.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi tek ‘Zogu i Zi’, për shkak të detyrës, disa persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte punonjësin e policisë bashkiake dhe shtetasi M. N., ka djeni për rrethanat e ngjarjes dhe nuk pranon të japë gjeneralitetet e autorëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 301, 237 e 25 të Kodit Penal.


