Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 65-vjeçar ka kanosur me thikë mikun e tij, 66-vjeçarin me iniciale R.I shtetas dhe banues në Tiranë.
Policia menjëherë ka marrë masat e arrestimit, duke i referuar edhe materialet e nevojshme në Gjykatën e Shkallës së parë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.B., vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kol Kamsi”, ka kanosur me thikë shtetasin R.I., vjeç 66, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.
/AlpeNews.al


