• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRYEZA E DISKUTIMIT SHQIPËRI-BE/ Hahn: Shpresoj që kjo mbledhje të jetë model për 2019-ën. Rama porosit ministrat…
Home
Shqipëri

TRYEZA E DISKUTIMIT SHQIPËRI-BE/ Hahn: Shpresoj që kjo mbledhje të jetë model për 2019-ën. Rama porosit ministrat…

17 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Komisioneri evropian për zgjerimin Johannes Hahn e ka quajtur një tryezë fantastike, mbledhjen me kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadoren e BE Romana Vlahutin.

Në nisjen e procesit analitik, Hahn tha se ky është hapi i parë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ai tha se qëllimi i unionit është zgjerimi, që përkthehet në stabilitet dhe siguri për Europën. Por nuk ka munguar një këshillë e komisionerit evropian për ministrat. Ai i ka porositur të kenë një staf të mjaftueshëm dhe me përvojë që të negociojë me BE-në.

“Nuk jam ulur ndonjëherë përreth një tryeze fantastike si kjo. Shpresoj që të jetë një model. Duhet parë si një mundësi përt të diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BE-së. Kryeministri iu referua disa detyrave dhe sfidave por është e rëndësishme të ndajmë se cilat janë hapat para nesh. BE dhe shtetet anëtare kanë theksuar në mënyrë të qartë angazhimin e fortë ndaj politikës së zgjerimit. Ne ose do të eksportojmë si union stabilitet ose do të importojmë instabilitet. Zgjerimi vijon të përbëjë një zhvillim strategjik për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Jemi gati partnerë biznesi kur bëhet fjalë për këtë lloj investimi. Prania ime në Tiranë tregon fillimin e procesit analitik. Ky është hapi i parë. Në çdo ministri të linjës do tu duhet një personel i mjaftueshëm me përvojë i cili të negociojë me ne sepse është diçka që nuk mund t’i lini vetëm ministrisë së jashtme apo kryeministrisë por duhet të punoni të gjithë dhe të negocioni me ne”, deklaroi Hahn.

Nuk munguan kritikat ndaj opozitës, për ligjin për Shkollën e Magjistraturës. Komisioneri për zgjerimin tha se nga procesi i vettingut mund ta lërë vendin pa gjykatës të aftë për pozicione të caktuara, ndaj kjo shkollë duhet të miratohet në Kuvend.

Ai shprehu habi dhe në faktin se për magjistratët duhen një shumicë e cilësuar votash, 84, vota të cilat opozita nuk i jep.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dasmat kthehen në mort/ Ulërimat e të voglit në errësirë shpëtojnë familjen nga vdekja
Previous article Nuset e kanë zbuluar dashurinë e re! Jo më kot paskan hequr dorë nga vellot (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT