• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJA PËR TË MITURIT/ Veliaj jep lajmin e mirë: Nuk do të ketë më ndjekje penale ndaj fëmijëve që…
Home
Aktualitet
Drejtësi

MARRËVESHJA PËR TË MITURIT/ Veliaj jep lajmin e mirë: Nuk do të ketë më ndjekje penale ndaj fëmijëve që…

17 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi, Sociale

5 qendrat sociale të Tiranës do të shërbejnë edhe si vende për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve që do të kenë probleme me ligjin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale te kësaj kategorie.

“Jam i lumtur që i besuat Bashkisë së Tiranës, si institucioni i parë që eksperimenton dhe sjell një risi në pesë qendrat tona sociale, ku shumë prej atyre që sistemi i drejtësisë i konsideron se kanë kryer vepra të lehta, që mund të rehabilitohen fare mirë në qendrat sociale, të kenë mundësi ta bëjnë këtë këtu. Të rinjtë që ju do të referoni në shërbimet tona nuk do të jenë pjesë e ndonjë institucioni, jo të disa kangjellave, as të një hapësire me katër mure, por të një përvoje që fillon nga socializimi me këshilltarë e psikologë, tek puna me drejtues dhe mentorë në komunitet, që mund t’i përfshijnë në punë të tjera komunitare”, tha Veliaj.

Tirana bëhet qyteti i parë që mundëson infrastrukturën e duhur për  këtë risi,  i cili do të shtrihet me pas në gjithë vendin.

“Është një proces, i cili përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por njëkohësisht edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë të miturit në kontakt me organet e drejtësisë trajtohen jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, por në mjedise miqësore, ku do të kenë mundësi të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar”, tha Gjonaj.

Në bazë të marrëveshjes, Bashkia e Tiranës vë në dispozicion të trajtimit dhe të rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin, 5 qendra sociale multifunksionale dhe gjithë stafin e saj të punonjësve të njësive për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, punonjësve socialë dhe psikologëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ledri Vula rrëfen pengun e vetëm që ka në jetë dhe i dedikohet dashurisë së tij më të madhe
Previous article DËSHTUAN në Kupën e Botës/ Anglezët kryesojnë klasifikimin e KËNGËVE (FOTO+VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT