• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haradinaj: Kosova është e orientuar drejt ekonomisë së lirë
Home
Rajon

Haradinaj: Kosova është e orientuar drejt ekonomisë së lirë

17 July, 2018 k.autor Rajon

Liria ekonomike e Kosovës ka marrë vlerësim pozitiv nga Heritage Founndation, duke u ranguar më mirë se disa vende të rajonit dhe BE-së. Kjo është dëshmi e orientimit tonë për ekonomi të lirë, duke marrë për model ekonomitë më të mëdha në botë si ajo e SHBA-së.
Kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Foundation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme dhe Anthony Kim, menaxher i hulumtimeve dhe autor i publikimit “Indeksi i Lirisë Ekonomike”.

Haradinaj ka informuar Carafanon dhe Kimin për progresin e Kosovës në fushën e të bërit biznes, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri gjatë këtij takimi, duke theksuar nevojën e investimeve amerikane në Kosovë, tha se investimet e tyre, ne veçanti në miniera dhe energji dhe jo vetëm me energjinë me thëngjill, por edhe në energjinë e ripërtërishme, si dhe në sektorë të tjerë, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Zona e Veçantë ekonomike Amerikane dhe investimi nga Contour Global, janë vetëm disa nga ato që Qeveria i ka ndërmarrë për ta fuqizuar partneritetin ekonomik me ShBA-të dhe dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për investitorët e huaj, në këtë rast investitorët amerikan”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Ai tha se Qeveria është e përkushtuar për stabilitet politik dhe institucional, një funksionim më i mirë i gjyqësorit, luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

“The Heritage Foundation” është institucion konservator i hulumtimit dhe edukimit në Uashington që harton dhe promovon politikat publike të bazuara në parimet e ekonomisë së lirë të tregut.

Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore për vitin 2018, Kosova zë vendin e 56 me gjithsejtë 66.6 pikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRAZILIANI Kaka: Me Ronaldon te Juventusi përfiton reputacioni i gjithë Seria A
Previous article Nuk PRITEJ/ Dikur mbështeste grupin OTR por sot Baby-G do bashkëpunoj me kundërshtarin e Noizit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT