Në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, analisti Mentor Kikia duke folur për çështjen më të nxehtë të muajve të fundit atë të Vettingut, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të shporren.
“Të korruptuarit duhet të shporren. Por problemi është se korrupsioni në sistemin e drejtësisë apo në pergjithësi eshte vështirë të konfiromohet me fakte.
Nese do kishte prova konkrete të korupsionit që do konfirmoheshin do ishte mirë që ai që u kapte do të ikte.
Por në shqipëri këto raste nuk kapen dot. Meqë rastet e korupsionit nuk kapen dot u shpik “Vetingu.” Nëpërmjet Vettingut dhe deklarimit të pasurisë do të mund të kapen rastet e korupsionit, sepse shumica e atyre që kanë bërë korrupsion dhe kanë marë lekë “nën dorë” nuk mund të justifikojnë pasurinë e tyre.
/AlpeNews.al


