• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga DEKLARATA befasuese e Trump, deri tek gazetari që nxiret me forcë jashtë, çfarë ndodhi në takimin Trump-Putin
Home
Botë

Nga DEKLARATA befasuese e Trump, deri tek gazetari që nxiret me forcë jashtë, çfarë ndodhi në takimin Trump-Putin

16 July, 2018 k.autor Botë

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të “bashkëpunuar në ndjekje të interesave të përbashkëta”. Ai i bëri komentet gjatë një konference shtypi në Helsinki, pas bisedimeve që pati me Presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti Trump tha se një dialog produktiv mes SHBA dhe Rusisë është i mirë për të dy vendet dhe “është diçka e mirë për botën ”.

Presidenti amerikan tha se ata diskutuan mbi mosmarrëveshjet midis vendeve të tyre “në hollësi.” Ai shtoi se marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë nuk kanë qenë kurrë më keq po kjo ka ndryshuar rreth katër orë më parë.

Presidenti Trump tha se është i sigurt se ai dhe zoti Putin do të takohen përsëri shpesh në të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti rus tha se marrëdhëniet dypalëshe po kalojnë nëpër një fazë të komplikuar. Si fuqi bërthamore, tha ai, ne mbajmë përgjegjësi për stabilitetin në botë.

Ai tha se “e ashtuquajtura ndërhyrje ruse” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u ngrit nga Presidenti Donald Trump gjatë samitit të tyre në Helsinki. Zoti Putin përsëriti se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve amerikane.
Ai i karakterizoi bisedimet me zotin Trump si “të suksesshme dhe të dobishme”.

Zoti Putin ofroi marrjen në pyetje të 12 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuza në SHBA, por i quajti pa kuptim pretendimet për bashkëpunim të fshehtë me fushatën e zotit Trump.

Sakaq, personeli i sigurisë largoi një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki, pak minuta përpara se të dilnin para gazetarëve presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Personi, i ulur në anën e shtypit amerikan, mbante në dorë një shenjë për armët bërthamore. Ai e identifikoi veten si gazetar nga revista “The Nation”, raporton AP.

Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan foli me të, përpara se sigurimi finlandez ta nxirrte jashtë me forcë./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp nga Torino: Dua TROFE të rinj... (VIDEO)
Previous article RESHJE DHE VRANËSIRA/ Lajme të këqija nga moti për këtë javë dhe... (PARASHIKIMI)

k.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT