Pasi Trump tha u shpreh se marrëdhëniet me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani “gjuetisë së shtrigave” ka reaguar Ministria e Jashtme e Rusisë. Rusët kanë akuzuar kundërshtarët e brendshëm të Trump për pengimin e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve.
Takimi i dy liderëve ndodh në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të tensionuarat që prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, nderhyrjes ushtarake të Moskës në lindje të Ukrainës dhe në Siri, si dhe dyshimeve të ndërhyrjes së saj në zgjedhjet në SHBA.



