• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vajza e “Kasapit të Bosnjes” bëri vetëvrasje pasi i dashuri i kërkoi…
Home
Jetë

Vajza e “Kasapit të Bosnjes” bëri vetëvrasje pasi i dashuri i kërkoi…

22 November, 2017 Redaktor2 Jetë

Ratko Mlladiç ishte zotuar se kurrë nuk do t’i nënshtrohej poshtërimit që ka përjetuar në mëngjesin e së mërkurës – gjykimit nga një gjykatë e huaj.
Gjenerali serb i Bosnjës i kishte thënë njerëzve më të afërt se kurrë nuk do të kapej i gjallë, ndërsa bartte një çantë me armë me vete gjatë gjithë viteve në arrati, për t’u siguruar që do të mbante fjalën.

Por, kur erdhi momenti kritik, kapja nga autoritetet serbe, njeriu që ka urdhëruar mijëra vdekje gjatë luftës në Bosnjë, nuk pati guximin t’ia marrë jetën vetes.

Mospërmbushjen e zotimit të tij do ta arsyetonte me paaftësi psikologjike. “Nuk doja të mbaheshim mend si familje e vetëvrasjeve”, i kishte thënë ai një përkrahësi, në burg.

Në muajin shkurt të vitit 1994, kur lufta në Bosnjë ndodhej në një qorrsokak të përgjakshëm, vajza e tij, Ana, kishte përdorur pistoletën e tij të parapëlqyer për të vrarë veten.

Ajo ishte në dashuri me një mjek, i cili ishte i tmerruar nga kasaphana që po kryhej në Bosnjë në emër të kombit serb, shkruan The Guardian.

Ai do të martohej me të, vetëm nëse ajo do të distancohej nga babai i saj. Ana Mlladiç zgjodhi dilemën, duke vrarë veten.

Ratko Mlladiç, i dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, si urdhërues i vrasjes së mijëra myslimanëve të Bosnjës, nuk e ka pranuar kurrë se veprimet e tij e kanë çuar vajzën e tij drejt vetëvrasjes.

Ai ka shpikur teori konspirative, të cilat fajin e hidhnin tek armiqtë historikë të serbëve.

Përgjatë një jete të tërë të rrethuar me vdekje, ajo e Anës ishte një prej vdekjeve të pakta që e kanë prekur në zemër. /Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Komentuesi e ofendon, por përgjigjia e Bleonës i shokoi të gjithë
Previous article FOTO/ Kush është Sokol Bode, ish-drejtori që pritet të arrestohet (u shfaq në krahë të Habilajve)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat Jetë

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT