Në artikullin e publikuar nga prestigjozja “Der Spiegel” lidhur me samitin e NATO thuhet: Merkel dhe Trump u ulën shumë larg njëri-tjetrit në tryezën ovale, me rendin e vendosjes të përcaktuar nga alfabeti nga “A” për Shqipërinë në “U” për Shtetet e Bashkuara.
Në fjalën e tij Trump theksoi se Shqipëria është një ndër vendet që ka adoptuar mënyren e politikëbërjes amerikane.
“Gjatë një pushimi, kryeministri shqiptar Edi Rama u ul pranë kancelares gjermane. Vendi i tij ishte i vetmi që u veçua për lavdërim nga Trump por gjithsesi kryeministri Rama nuk donte të jepte përshtypjen se vendi i tij ishte nxënës i politikave të Trump”, shkruhet nga “Der Spiegel”


