Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në Helsinki për samitin me presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai është pritur nga stjuardesa në daljen nga avioni dhe më pas gjatë rrugës ai është shoqëruar nga një numër i madh eskordash.
Donald Trump dhe Vladimir Putin do të mbajnë takimin e tyre të parë. Dje pasdite Trump dhe Melanie kanë zbritur në Helsinki. Zonja e parë ishte e veshur me një xhaketë ngjyrë pastel ndërsa Trump me kostum dhe kollare të kuqe.


