Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Juventus – Barcelona.
Juventus dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45.
Lionel Mesi është lënë në stol, për ndeshjen e Champions Ligës ndaj Juventusit, dhe Ernesto Valverde i ka habitur të gjithë tifozët. Barcelona luan një ndeshje vendimtare në Torinë, përballë Juventusit, edhe pse gjendet në vendin e parë, por vetëm 3 pikë para torinezëve.
Tekniku spanjoll ka vendosur t’i besojë sulmin treshes Deulofeu – Suarez – Paulinjo, dhe për Mesin ka mbetur vetëm vendi i stolit. Ndërkohë, nga krahu tjetër, rreshtohen Dibala – Higuain – Kosta.
Katalanasit nuk kanë siguruar asgjë për momentin në grupin D, por nuk dihet nëse ky vendim vjen për rotacion të futbollistëve, apo thjesht një zgjedhje e trajnerit.



