• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ Si i duan shefat shqiptarët, meshkuj apo femra? Kryesojmë në rajon me preferencën për…
Home
Sociale

RAPORTI/ Si i duan shefat shqiptarët, meshkuj apo femra? Kryesojmë në rajon me preferencën për…

16 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër

Në Barometrin e Ballkanit, të anketurave u është drejtuar pyetja: “A preferoni të keni një shef mashkull apo femër në punë”. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur që nuk kanë ndonjë preferencë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, pasi vendet e tjera janë treguar më indiferente në preferencat e tyre. Psh për 73% të shtetasve serbë, apo 70% të atyre nga Kosova, nuk ka rëndësi gjinia e shefit. Kjo peshë ulet në 60% në Bosnjë dhe 57% në Maqedoni.

Por, si ndahet preference mesa tyre që e kanë cilësuar nëse duan një femër apo mashkull si drejtues. 24% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur që do të donin të kishin një shef mashkull, më e larta së bashku me Maqedoninë. Më e ulëta është në Kosovë me 12%.

E lartë është preferenca edhe për drejtueset femra, me 23% të të anketuarve shqiptarë. Kjo është dukshëm, përqindja më e lartë në rajon, nga 14% që është mesatarja rajonale dhe pas nesh renditen Maqedonia me 19%, Kosova me 18%, Bosnja me 17% dhe Mali I Zi me 16%. Dukshëm bien në sy serbët, që nuk duan të drejtohen nga një grua. Vetëm 7% e tyre kanë deklaruar se do të donin që të drejtoheshin nga një femër.

Sipas raportit që shoqëron Barometrin, për gjithë rajonin, ndërsa shumica e të anketuarve (65%) nuk kanë preferencë kur bëhet fjalë për gjininë e shefit të tyre, nga ata që bëjnë, shumica preferojnë meshkuj (21%) dhe më pak femra (14%). Përqindja e të anketuarve që preferojnë shefin mashkull është më e madhe se ata që preferojnë mbikëqyrësit femra në të gjitha ekonomitë, përveç në Kosovë , ku një përqindje më e lartë favorizon menaxheret gra (18% për femrat dhe 12% për meshkujt). Në Shqipëri, të dy grupet janë pothuajse identike (23% për femra dhe 24% për meshkuj). Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të anketuarve, të cilët preferojnë të drejtohen nga femra.

Raporti thekson se gratë dhe të anketuarit të cilët e vlerësojnë statusin e tyre social si mbi mesataren kanë të ngjarë të jenë më në favor të kenë një shefe femër, në krahasim me mashkull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dafina Zeqiri publikon skena të nxehta me të dashurin, ‘TMERROHEN’ fansat (VIDEO)
Previous article RAPORTI I TË ARDHURAVE/ Tirana po bëhet më e shtrenjtë, çmimet janë duke...

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT