• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bebet në Parlament, edhe burrat i marrin fëmijët në seancë
Home
Jetë

Bebet në Parlament, edhe burrat i marrin fëmijët në seancë

16 July, 2018 k.autor Jetë

Kur kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern të kthehet në Parlament, pasi u bë liderja e dytë në botë që lind një foshnjë, ndërsa është në detyrë, pas Benazir Butos, e bija do të lejohet të qëndrojë me të gjatë debateve.

Janë disa parlamentet në botë që po përpiqen të bëhen më miqësorë për fëmijët dhe prindërit e tyre dhe Zelanda e Re kryeson. “Mendoj se nuk kemi bërë një punë edhe aq të mirë”, thotë Trevor Mallard, kryetar i parlamentit, që shihet herë pas here teksa mban foshnje të anëtarëve të parlamentit, ndërsa mbikëqyr edhe debatet e nxehta.

E në fakt, Zelanda e Re po përballet me një bum bebesh në Parlament që nga zgjedhjet e shtatorit të kaluar, kur dy deputete laburiste me fëmijë të sapolindur, fituan mandatin, ndërsa vetë kryeministrja dhe një tjetër anëtare e qeverisë deklaruan shtatzënitë e tyre më herët këtë vit.

Shumëkush mund të kujtojë imazhet e deputeteve në Australi apo Kanada, që ushqejnë foshnjat e tyre në Parlament. Shumë legjislatura, përfshirë Dhomën e Komunëve në Britani, nuk i lejojnë bebet brenda dhe kjo përbën një sfidë për ligjvënëset nëna që ushqejnë foshnjet me gji.

Sidoqoftë, më e avancuara mbetet Zelanda e Re, ku edhe deputetët meshkuj lejohen të marrin fëmijët në debate. Atje, deputetët mund të shfrytëzojnë një qendër kujdesi për fëmijët, ndërsa në ambientet e parlamentit ka edhe tryeza për ndërrimin e pelenave dhe lodra për foshnjat.

Kryetari i Parlamentit ka hapur edhe një pishinë për fëmijët në kafenenë e godinës dhe ka urdhëruar ndërtimin e një sheshi lodrash në oborr

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Will smith i dedikon këto fjalë Era Istrefit, shum vajza do të bëheshin xheloze po ta lexonin (FOTO)
Previous article Trajneri i Kroacisë: Luajtëm ndeshje të madhe, duhet të jemi krenar

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT